Gati për një sezon veror të paharrueshëm, kompleksi publik i pishinave mikpret pushuesit. Të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkojnë drejt bregdetit, AkuaPark Tirana mirëpret të gjithë pushuesit për të kaluar ditët më të nxehta të vitit pranë Kompleksit publik të pishinave, i cili gjendet në zemër të Tiranës.
Pas më shumë se 20 vitesh administrim nga privati, kompleksi i pishinave tek diga e liqenit nga viti 2022 ndodhet tashmë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Këto ambiente janë transformuar duke u shndërruar në një pikë frekuentimi edhe për qytetarët dhe fëmijët.





















