Rama: Karta ID dhe pasaporta, tashmë do të merren duke aplikuar tek E-Albania

326
Sigal

Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama, sqaron se karta ID dhe pasaporta biometrike, tashmë do të merren duke aplikuar tek E-Albania.

“Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar. Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë anti Covid-19”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

Sqarim për shumë komente mbi aplikimet për kartë ID apo Pashaportë.

Procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat.

Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania
https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_web.aspx…

  • Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar.
  • Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19.

#ShërbimeDigjitale2020 #paRadha #paRryshfet #ShqipëriaqëDuam