Tirana futet në shtetrrethim, Vasili: Ky është dhunim lirie i paligjshëm

277
Sigal

Nga Petrit Vasili:

Mbyllja në orën 17.30 një MASKARËLLËK politik, që ka ZERO ndikim mbi Pandeminë!!

Tirana futet në shtetrrethim në orën 17.30.

Mos vallë coronavirusi “tërbohet” e del rrugëve vetëm pas orës 17.30??

Mos vallë Tirana që gumëzhin nga njerëzit gjatë paradites dhe ngujohet në shtetrrethim në 17.30 e beson kush se mbrohet kësisoj nga corona?

Mos valle ekziston ndonje shpjegim shkencor, qe shpjegon kete gjoja karantine te shqyer me ore te tera e qe me pas mbyllet dhe fle ne muzg?

Mos vallë ka ndonjë teori shkencore që shpjegon dot një idiotësi të tillë të ligë?

Kjo mbyllje ka ZERO efekt dhe vlerë shëndetësore.

Kjo mbyllje ka ZERO argumente shkencore.

Kjo mbyllje ka ZERO efekt në kontrollin e Pandemisë.

Cilido pseudoprofesionist, që mund ta ketë mbështetur këtë turp ka shkelur mbi veten.

Ky është një MASKARËLLËK Politik, që s’ka asnjë lidhje me mbrojtjen nga Pandemia.

Si i tillë refuzimi i tij është i ligjshëm, sepse është një SHTETRRETHIM politik pa argumente shkencore,pa fakte dhe pa statistikë.

Ky është dhunim lirie i paligjshëm.

Paligjshmëria REFUZOHET!!!