Festa e 7 marsit, Monika Kryemadhi uron mësuesit: Përulemi ndaj atyre që janë në krye të misionit!

166
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar mësuesit me rastin e festës së 7 marsit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se ndër shekuj, arsimtarët shqiptarë e kanë afruar kombin tonë me dritën e dijes.

Kryemadhi shkruan se dita e mësuesit duhet të na kujtojë se ata janë aseti më i vyer për përgatitjen e fëijëve dhe rinisë tonë për të ardhmen.

“Gëzuar Ditën e Mësuesit Shqipëri! Ndër shekuj, arsimtarët e vendit kanë afruar kombin tonë me dritën e dijes, duke promovuar ndërkohë vlerat më të mira, e duke nxitur një botëkuptim europian e perëndimor për brezin e ri.

Përulemi sot me mirënjohje ndaj të gjithëve, atyre që janë sot në krye të misionit, si edhe ndaj atyre që janë në pension.

Kontributi juaj mbetet i përjetshëm për Shqipërinë tonë! Dita e Mësuesit, duhet të na kujtojë se ndërsa ata janë aseti më i vyer për përgatitjen e fëmijëve dhe rinisë tonë për të ardhmen, politika dhe shoqëria duhet të bëjë më tepër për mësuesit, mësueset dhe çdo arsimtar, që sot meritojnë paga më të larta, kushte më të mira pune dhe status më të lartë në shoqëri,”-uron Kryemadhi.