Reshjet e dendura të shiut që vijojnë prej dy ditësh kanë shkaktuar probleme të shumta në qytetin e Bulqizës.
Një pjesë e konsiderueshme e segmentit rrugor përpara terminalit të autobusëve është përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimin e këmbësorëve.
Situata është përkeqësuar për shkak të vërshimit të ujërave dhe mungesës së sistemit të kanalizimeve në këtë pjesë të rrugës.





















