Shqiptarët varfërohen, oligarkët majmen

343
Sigal

Batakçinjtë e monopoleve të drithërave dhe karburanteve në bashkëpunim me pazarxhinjtë e Autoritetit të Konkurencës i kanë zhytur familjet shqiptare në varfëri dhe mjerim, duke u kthyer në “shushunja” që po pinë edhe pikën e fundit të gjakut të qytetarëve. Shqipëria me rrogat dhe pensionet më të ulta në Europë, ka çmimet më të shtrenjta të ushqimeve, ujit, naftës dhe energjisë

 

Në vendin tonë po spekulohet dhe abuzohet në ditën me diell syve të publikut më çmimet. Askush sot nuk mohon faktin se ka një rritje të çmimeve në nivel global lidhur me naftën, por në asnjë prej vendeve nuk ka një rritje të tillë në pikat tregtimit me pakicë, në nivele si në Shqipëri. Madje edhe në vendet e Europës ku rrogat dhe pensinet janë të paktën 4-6 herë më të larta se në Shqipëri çmimet nuk kanë dalë në këtë mënyrë nga binarët.

Për ta thënë më thjesht, sot kompanitë që importojnë naftën në Shqipëri duhet të bindin se kur e kanë bërë furnizimin e fundit, pra me sa dollarë e kanë blerë fuçinë, që sot e tregtojnë në kuotat e 230apo 238 lekë për litër. A kanë depozita që ruajnë rezervat këto kompani, pasi të shfrytëzosh një situatë luhatjeje në tregun e bursave ndërkombëtare dhe ta pasqyrosh atë me punë orësh në tregun shqiptar, në rastin më të mirë është spekulim me çmimet.

01-Në një litër naftë, 123.5 lekë janë taksa

Përveç rrtijes në tregjet ndërkombëtAre, në vendin tonë çmimi lartë rezulton edhe si pasojë e taksave, që janë pjesë e çmimit të naftës. Kështu, për 1 litër naftë paguhet 27 lekë/litër  taksë qarkullimi, 3 lekë/litër, taksë karboni, 37 lekë/litër akcizë dhe 7-10 lekë/litër taksë rilicencimi. Po ashtu, pjesë e çmimit final janë edhe dy taksa për koncesionin e markimit të karburanteve dhe skanimit, me respektivisht 1 dhe 1.4 lekë/litër.

Në total, këto taksa shkojnë në rreth 77.5 lekë/litër. Ndërkohë që, çmimit final i shtohet edhe 20% Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, që nëse e përllogarisim me çmimin e ditëve të fundit arrin në rreth 46 lekë për litër. Praktikisht, në 1 litër karburant, janë rreth 123.5 lekë taksa.

Rritja e pazakontë e çmimit të karburantit ka rritur presionin ndaj qeverisë, për të ndërmarrë masa me qëllim amortizimin e saj, si një formë edhe për të shmabgur efektet zinxhir që vijnë në rrtijen e çmimeve, të shumë produkteve të tjerë.Gjithsesi, në muajin shkurt  ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se qeveria shqiptare nuk parashikon të ndërhyjë në politikat fiskale, çka nënkuton se këto taksa do të vijojnë ntë mbeten në fuqi.

02- Qytetarët: Nuk e përballojmë dot, qeveria të ulë taksat

Brenda 7 orësh çmimi naftës u rrit me 24 lekë, duke shkuar në 234 lekë për liter, pritet të shkojë 250 për litër. Shumica e drejtuesve të automjeteve thonë se kosto po bëhet e papërballueshme. Ata kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria.Çmimi i naftës ka pësuar një rritje tëndjeshme prej më shumë se 20 lekësh, nga 210 lekë që ishte një ditë më parë, ditën e sotme çmimi i naftës ka shkuar në 230-234 lekë për litër.
Gjithashtu çmimi i benzinës është rritur me 20 lekë, ndërsa gazi nga 89 lekë ka shkuar në një 91 lekë.Tashmë, rritja e pakontrolluar është kthyer në një problem shumë shqetësues për qytetarët. Më të prekurit janë drejtuesit e automjeteve.“Shumë shtrenjtë është. Shumë e vështirë të përballohet.”Disa, e justifikojnë me shtrenjtimin në tregjet ndërkombëtare, referuar luftës në Ukrainë.“Çmimi I naftës është i varur nga situate politike dhe veçanërisht situata ndërkombëtare, dhe lufta në Ukrainë. Ky lloj ndryshimi i çmimit është i justifikueshëm por rrogat, pagesat, niveli ekonomik i shqiptarëve nuk është i justifikueshëm.” “Jemi në kohë lufte.”Të tjerë shprehen se është qeveria ajo që duhet të rivlerësojë situatën, pasi po bëhet shumë e vështirë ti përballojnë çmimet në karburante. Ulja e taksave konsiderohet si një frymëmarrje për këtë situatë.“Mendoj se po rritet në mënyrë të pakontrolluar nëse kjo rritje është brenda dy ditësh. Këto i kanë në dorë.”Pasojat e shtrenjtimit te karburanteve, ndihen automatikisht në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.“Patjetër që do ndikojë dhe ndikon në tërësinë dhe mirëqenien e popullit, në cilësinë e jetës. Duhet bërë diçka.”Drejtuesit e makinave elektrike ndajnë të njëjtin shqetësim.

 

03- Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për bukën, qumështin, vezën dhe mishin

Shqipëria është duke u përballur me një rritje çmimesh të produkteve bazë të konsumit me rreth 10-20 lekë. Duke krahasuar të dhënat me rajonin, rezulton se vendi ynë ka çmimet më të larta për bukën, qumështin, vezën dhe mishin.Konkretisht, nëse në Shqipëri një litër qumësht kushton 160 lekë, në Kosovë kostoja e këtij produkti është 113 lekë, në Maqedoninë e Veriut 101 lekë, ndërsa në Serbi 100 lekë.Për sa i përket miellit ai ka pësuar një rritje prej 20 lekësh, pra nga 100 lekë është bërë 120 lekë. Kjo gjë duket se ka ndikuar edhe çmimin e bukës që gjithashtu ka lëvizur me 20 lekë duke shkuar nga 70 në 90 lekë. Ndërsa në Prishtinë, 500 gramë buke mund ta blesh me 45 lekë. Të njëjtën masë në Beograd e merr me 55 lekë, ndërsa në Shkup me 60 lekë.Sa i përket orizit, në Shqipëri këtë produkt qytetarët e blejnë me 175 lekë, me të njëjtin çmim tregtohet dhe në supermarketet e Kosovës, ndërsa në Serbi është 145. Qytetarët maqedonas janë ata që paguajnë çmimin më të ulët për këtë produkt dhe konkretisht 130 lekë.Ndërkohë, 12 kokrra vezë në vendin tonë tregtohen mesatarisht me 210 lekë. Të njëjtën sasi shqiptarët e Kosovës e marrin me 150 lekë, ata të Maqedonisë së Veriut me 184 lekë, ndërsa konsumatorët në Serbi me 171 lekë.Mishi është gjithashtu një produkt që i kushton shtrenjtë konsumatorëve shqiptarë. Në Tiranë një kilogram mish viçi është mesatarisht 1000 lekë, në Maqedoninë e Veriut 850 lekë, në Kosovë kushton 800 lekë, ndërsa në Serbi 804 lekë.Vala e rritjes së çmimeve pritet të vijojë edhe në 4 muajt e ardhshëm, më pas pritet të ketë një stabilizim të situatës.

 

04- KRAHASIMI- Çmimi i naftës në Shqipëri, në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe botë

Kur në Shqipëri çmimi është rritur 2 herë, brenda 2 ditëve, e ka kapur 230 lekë ose 2 euro për liter, duket se e njëjta situatë nuk është në botë.Më poshtë kemi një tabelë krahasuese të çmimit të naftës në Shqipëri me ato të rajonit dhe të botës. Kur në Shqipëri çmimi është rritur 2 herë, brenda 2 ditëve, e ka kapur 230 lekë ose 2 euro për liter, duket se e njëjta situatë nuk është në botë.

DIFERENCA E ÇMIMEVE:

Shqipëri- SHBA 230 lekë me 1 dollarë për litër

Shqipëri -Kiev 230 lekë me 1 euro për litër

Shqipëri- Manchester 230 lekë me 1.36 paund për litër

Shqipëri- Londër 230 lekë me 1.54 paund për litër

Shqipëri-Bologna 230 lekë me 1.81 euro për litër

Shqipëri- Gjermani 230 lekë me 1.93-2.2 euro (në varësi të landit) për litër

Shqipëri- Francë 230 lekë me 1.8 euro për litër

Shqipëri- Athinë 230 lekë me 1.6 euro për litër

Shqipëri- Maqedoni e Veriut 230 lekë me 143 lekë për litër

Shqipëri-Zvicër 230 lekë me 1.3 euro për litër

Shqipëri-Kosovë 230 lekë me 1.52 euro për litër

Danimarkë- 1.9 euro

Me naftën që në Shqipiëri shitet me 2 euro për liter, kemi konkurrencë vetëm me Bolonjën dhe me Gjermaninë, ndërsa të gjithë të tjerët mesa duket janë më të “vafër” se ne, madje dhe Amerika.