Tatimet – bizneseve: Raportoni shitjet ditore online

745
Drejtoria e tatimeve u kujton biznesve se në rast se nuk mbyllin xhiron ditore në kasën fiskale do të penalizohen me gjoba.
Deklarata e plotë e Drejtorisë së Tatimeve
Administrata Tatimore ju rikujton se në përfundim të orarit të punës, pasi keni mbyllur shitjet ditore, duhet t’i raportoni ato on-line në serverin e DPT-së.
Raportimi nuk duhet të kalojë orarin më të fundit të pranueshëm, ora 24.00, pas të cilit fillon një datë e re.
Administrata Tatimore ju bën thirrje edhe tatimpaguesve, të cilët prej kohësh nuk kanë bërë transmetimet ditore që të fillojnë ti realizojnë ato.
Ky është një detyrim ligjor, i cili në rast moszbatimi ju penalizon me gjoba nga 10 000 – 50 000 lekë.
Administrata Tatimore po monitoron prej kohësh këtë detyrim të tatimpaguesve.
Për të gjithë shkelësit që nuk e zbatojnë detyrimin e mësipërm, Administrata Tatimore do ti kalojë për veprime të mëtejshme strukturave të saj të Hetimit Tatimor dhe atyre të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit për veprën penale të fshehjes të të ardhurave dhe evazionit fiskal. 
Sigal