Italia asistencë Shqipërisë, në fushën e ekonomisë detare

316
Ministria e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim edhe me Rajonin Emilia-Romagna në Itali, kanë vendosur që ta kthejnë shkollën teknologjike profesionale “Hysen Çela” në Durrës, në një institucion model të arsimit profesional në c. Kjo marrëveshje synon rritjen profesionale të nxënësve shqiptarë, pasi me anë të saj parashikohet që përvoja italiane të bëhet realitet edhe në Durrës duke vënë në funksion kryerjen e gjysmës së procesit mësimor në praktikë.
Të pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshje kanë qenë ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ambasadori i Italisë Masimo Gaiani, kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako si dhe drejtues të dy shkollave përkatëse.
“Shkolla e mesme profesionale ‘Hysen Çela’ në Durrës ka një histori, ka një përvojë, por përmes reformës së arsimit e formimit profesional, ne synojmë që këtë infrastrukturë të përshtatshme ta kthejmë në një kampus të mësimit e formimit të specialistëve të nivelit të Italisë, pra të Europës, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, të bizneseve në Durrës, italiane apo shqiptare, pse jo edhe të tregut europian të punës”, tha Klosi.
Nënshkrimi i marrëveshjes me shkollën italiane që ka eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ekonomisë së detit dhe industrinë e peshkimit do të bëjë të mundur që edhe nxënësit e shkollës “Hysen Çela” të përfitojnë nga kjo përvojë.