Bashkëjetuesja i ikën nga shtëpia, 25-vjeçari apel policisë: Gjejeni!

248
KORCE – Bashkëjetuesja 18 vjeçare është larguar nga shtëpia e djali 25 vjeçar kërkon nga policia që ta gjejë se ku ndodhet.
Kjo është historia e dy të rinjve nga Korça të cilët bashkëjetonin në një shtëpi por që prej ditës së djeshme vajza është larguar nga banesa pa lënë asnjë informacion për vendodhjen e saj.
Njoftimi për këtë është bërë i ditur nga policia e Korçës.
Njoftimi i plotë i policisë së Korçës
“Më datë 09.09.2015, shtetasi GJ.P, vjeç 25, banues në lagjen 10 Korçë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa, bashkjetuesja e tij, shtetasja XH.SH, vjeç 18”, bën me dije policia e Korcës.