Shkoi për t’u kujdesur për të, 40-vjeçari përdhunon vajzën e gruas së vëllait

407
Sigal

Një 40-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare të gruas së dytë të vëllait të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në Vrion të Finiqit dhe është zbardhur vetëm një ditë më parë.

Servet Muhaxhiri jeton në Fushë-Krujë dhe ishte thirrur nga i vëllai rreth një muaj më parë, që të shkonte në Vrion. Kjo, për shkak se vëllai i tij do të shkonte në Tiranë bashkë me të shoqen dhe Serveti duhej të kujdesej për vajzën e tyre.

Por, 40-vjeçari ka hyrë natën në çadrën ku jetonte familja rome dhe e ka përdhunuar vajzën. Kjo e fundit e ka rrëfyer tek e ëma këtë ngjarje vetëm pak ditë më parë.