Lazarat, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

227
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në Lazarat dy persona të shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare, Alim Hallaçi, 34 vjeç, ka marrë masën arrest me burg në mungesë në akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe kultivimit të bimëve narkotike. Ndërsa, Lefter Bocia ishte shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë. Më 25 gusht të këtij viti, Bocia ka lidhur me litarë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë dhe turp 27-vjeçarit, K. M nga Libohova.