Evdal Nuri: Tre “ 7 marset” e pandemisë dhe respekti i venitur për mësuesin

261
Sigal

                                                                                          

  Me sa më kujtohet gjashtë  ditë  pas 7-Marsit të vitit  2020 u vendos karantina. U festua, por me frikë nga pandemija. Ajo ishte përhapur kudo me llojë –llojë teorirash. Dy muaj në izolim të plotë. Kjo ndodhi se u konstatuan dy rastet e para me Covid-19. U mendua se do të ishim nga vendet që s’do infektoheshim, por s’ndodhi kështu. Ai u përhap e tani gjatë dy vjetëve numurohen mbi 1.7 milion të prekur e mbi 3476 të vdekur. Shifrat  janë shumë të mëdha e shqetësuese për një vend si Shqipëria! Për arsimin u përdorën disa forma , si ajo e mësimit me turne, orë të shkurtuara, të kombinuara, mësimi online, të cilat patën, kanë e do të kenë pasoja në përvetësimin e njohurive të nxënësve. Shkollat u mbyllën, provimet u zhvilluan online e të gjithë kaluan. Ky i sivjetmi, në dukje pak më mirë se dy vitet e para, por ka patur probleme në organizimin e mësimit, në punën e dobët për eliminimin e dobësive të mbartura, kërkesës ndaj përvetësimit të njohurive nga nxënësit e tjerë. Nuk mund të festosh  në një gjendje shpirtërore të rënuar, me frikën e një sëmundje vdekjeprurëse. Atëhere grumbulluam ushqimet nga karantina e plotë fiks pas dy vjetësh po blejmë miell, makarona, oriz nga lufta!  Njerëzit janë me strese e s’e kanë mendjen as te shkolla e as tek festa. 

                                                                                                                                 

 Pak histori për këtë festë. Eshtë një ditë për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm. Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe, e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman. Dita e mësuesit është një festë, e cila i shtohet personelit edukues të shkollave.

1-Respekti për mësuesin atëhere! Mësuesit shpërbleheshin me fletë lavdërimi, dekorata “Mësues i Merituar” dhe ” Mësues i Popullit.” Sa herë që vjen” 7- Marsi shumë mësues, por dhe nxënës, i kap laku i ëmbël i nostalgjisë. Të vijnë para sysh emra, data, dialogje, mbresa, emocione, fytyrskuqje e, mes tyre është dhe ai i “Mësuesit, një portret fisnik i çdo kohe” me përkushtimin e tij. Në këtë galeri të gjërë të personazheve do të veçoja  dhe urova për” 7-Marsin” ish  mësuesit e mi. Nuk i harroj dhe pse kanë kaluar 40 vjet. Edhe pse disa nga ata s’jetojnë. Ata na  mësuan se si të bëhemi  mësues. Respekte e mirënjohje për mësuesen e klasës së parë F.Cici. Kujtoj mësuesit e shkollës pedagogjike, S.Kamenikun, N.Lavdarin, M Boden, Q. Shtino, S. Lakrën e shumë të tjerë. Nga sejcili morëm pozitiven dhe e vumë në jetë, në punën me nxënësit në qytet dhe në fshat. Kujtoj kolegun D. Molishtin që punoi gjithë jetën në fshatra, nga Karkanjozi në Bargullas e asnjëherë s’tha më bini në qytet e asnjëherë u lodha! S. Mborja që për 38-vjetë punoi në shumë fshatra duke përdorur si mjet këmbët e biçikletën. Respekt për këta mësues e të tjerë për sakrificat e punën e paludhur. Kujtoj ata që na mësuan, por dhe që i mësuam. I mësuam jo pak, por katër  dekada. Gjithë jetën mësuam vetë për të mësuar të tjerët. Për këtë festë më kanë uruan shumë nxënës edhe pse kanë kaluar vite. Akoma ruaj  kartolina që më kanë dhuruar. Shikoj me nostalgji ditarin e fletoren e notave të nxënësve, që i ruaj me kujdes. Në kohën tonë dhurata më e çmuar për “7- Marsin”, ishte një tufë me lule, një kartolinë, si dhe fjalët e ngrohta të shkruara mbi to. Të gjithë punuam me përkushtim dhe pasion edhe pse kushtet ishin të vështira. Nuk kemi lënë asnjë boshllëk, që koha të na e rëndojë ndërgjegjen tonë. Kemi punuar e mësuar për vete, por dhe për të tjerët. Secili nga ne ka zhvilluar mbi 30.000 orë mësimi. Mbi 60.000 herë ka trokitur zilja në veshin tonë. Sa shumë janë edhe pse tani s’na besohet! Mësuesit s’ishin vetëm mësimdhënës, por pjesëmarrës aktiv në aktivitetet kulturore, shoqërore, sportive, konkurse e këto pa asnjë shpërblim .

2-Punë e lodhëshme kjo e mësuesit

!

Kujto me shokët , Hysen Kordhën, B. Stërmasin, Sh. Begon, Sh. Dardhën, H.Gurin, E Qafën, A.Nurellarin, V. Ikonomin, D . Kajo, D.Papën, S.Dardhën , S. Mustafanë, K. Kirin (ardhur nga Shkodra ) e tjerë. Secili ka punuar e sakrifikuar rininë, në fshatra të largët për mësimin e edukimin e brezit të ri. Kolegu R. Dasho ngulmoi se shkolla atëhere ka patur kërkesa, por  ka qenë dhe e ngarkuar. Filluam gjimnazin 50 nxënës në vitin e parë, 13 mbaruam në vitin e katërt. Kishim 36 orë në javë, duke hequr fiskulturën të gjitha lëndët e tjera kishin tekstet e duheshin mësuar! Në “Shkollën Pedagogjike” nga 7 paralele në vitin e parë mbeten 4 në vitin e dytë. Nxënës që mbaruan këto shkolla studiuan jashtë shtetit e u diplomuan s’i nxënës Ekselent. I.Toska e N. Luari në Hungari, E.Faja, P. Çina, A.Teta në Poloni, G .Toska e H. Cane në Francë, N.Lavdari e M. Bozdaxhiu në B.Sovjetik, S. Kurteshi në Bullgari, Shumica merituan tituj shkencorë për kontributet në fushat ku punuan për dekada në vendin e tyre. Dihet se mësuesi është më i dituri, por më pak i respektuar. Ai ka punuar dhe me shqetësimet e ’91-shit dhe në trazirat e ’97-ës. Edhe kur shkollat prishen nga tërmeti , por dhe kur bije pandemija. Asnjëherë s’na shkonte mendja për të zhvilluar kurse për të marrë ca lekë më shumë. Kursi më i mirë për ne ishte zhvillimi i orës së mësimit me efikacitet e me metoda  frutëdhënëse! I tillë ka qënë mësuesi Hysen Mezini që gjatë gjithë kohës punoi me” dy turne”. Në mëngjez mësim , mbasdite në kabinet për të pregatitur qindra mjete mësimore për konkretizimin e orës së mësimit. Ky Kabinet ishte nga më të mirët, duke u kthyer në një qendër për përhapjen e përvojës në gjithë Shqipërinë. Ne na ka mbajtur lidhur me arsimin jo ana materiale, por dashuria për profesionin për të dhënë dituri e dije nxënësve. Këto na japin kënaqësi, prandaj them: “Po të më jepesh mundësia të filloja nga e para, pa hezitim do të zgjidhja profesionin e nderuar të mësuesit”.

3-Po tani….?

Pas viteve 90 kjo festë është e materializuar dhe e kthyer në “një garë”, kush i bën  dhuratën më të shtrenjtë mësuesit. Kjo e shprehur në “zarf ” , ose arturina me vlerë. Mësuesit do t’ua shpërblejë  nxënësve me një notë të pamerituar. Këta nxënës nuk kanë për t’i kujtuar kurrë këta mësues. Ato që do të kujtojnë e do t’ju mbeten në mend, do të jenë dhuratat e ndryshme apo lekët që kanë harxhuar e jo respekti. Nga dhurata që do t’i bëjnë mësuesit do të vlerësohen dhe dijet! Kjo ditë ka  vlerën e vet, për harmoni të përbashkët, mësues, nxënës, prind, pozitë e opozitë! Ne dimë më tepër, se ju kemi mësuar e edukuar. Shumë probleme, mund t’i zgjidhim më mirë se ju. I lini sherret për një ditë të paktën e uroni ata që iu kanë mësuar. Bëni një vizitë tek ndonjë mësues, që e keni dashur shumë. Le që kot ngulmoj, këta të sotmit kanë marrë diploma e tituj shkencorë pa mësuar e frekuentuar fare në shkolla!

4- Ankesa e ish nxënësit.!

Një ish nxënësi im, tani mësues më tha: “E mbyllët me nder profesor”. Ishit të nderuar e respektuar. Ju rinim “gatitu’ e ju dëgjonim s’i të ishit “perëndi “. Punoj në një shkollë private . Mundohem e pregatitem shumë se dhe lëndën e kam të vështirë. Në klasë vetëm 5-6 nxënës të dëgjojnë. Të tjerët s’i i bjenë i marrin çantat. Ata janë të pavëmëndshëm, merren me celular, që s’ja  heq dot. Kur i pyet të thotë nga vendi që s’di gj . Kur i thua katër,të thonë vere se vetë do ta bësh pesë. Kur mbushin numurin e mungesave paarsye, s’e përjashton dot se duhet marrë pëlqimi nga lartë. Po u largua nxënësi, hikën dhe kuota mujore që ai jep, prandaj ai e ka të qartë se nuk e përjashton njeri. Shpesh nxënësit të thonë, se ne të mbajmë në punë, kurse eprorët ngulmojnë merre dhe edukoje është mangësi e punës tënde. S’di ç’të them! Jam shumë i mërzitur, por dhe s’kam ku të shkojë!

Pse respekti për mësuesin është venitur…..?!
Këtë e ndjen dhe  mbarë shoqëria. Mos vallë e ka fajin ekonomia e tregut ? Tranzicioni i zgjatur, që ka humbur interesi për shkollë ? Mos e kanë fajin diplomat e blera? Politizimi i shoqërisë edhe viktimizimi i mësuesit prej saj. Apo materializimi e dijeve?! Sa mirë do të ishte që mësuesit e sotme të merrnin gjithçka pozitive të paraardhësve e këto t’i çonin më lartë me ndershmëri e përkushtim?!