Presidenti Meta uron ‘7 marsin’ me foton e rrallë: Gëzuar të gjithë mësuesve, suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes!

163
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e 7 marsit.

Në një postim në “Facebook”, shoqëruar me një foto të rrallë nga Mësonjëtorja e parë Shqipe, Kreu i Shtetit shpreh mirënjohje për të gjithë mësuesit e profesorët.

“Gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë! Mirënjohje veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes, vlerave qytetare dhe kombëtare. 💐📚🇦🇱”, shkruan Meta.