Kryebashkiaku Erion Veliaj: Transport i qëndrueshëm në Tiranë

305
Sigal

/Gazetea TELEGRAF

Marrëveshja e kredisë 50 milionë euro për transportin urban në Tiranë, mbërrin në Kuvend

Mundësimi i një sistemi më të shpejtë autobusësh në kryeqytet, duke u përqendruar në tre korridore kryesore, do të jetë në fokus të një studimi fizibiliteti të mbështetur nga qeveria gjermane për Bashkinë Tiranë. Tashmë  kredia 50 milionë euro dhënë nga qeveria gjermane në kuadër të projektit “Transport i qëndrueshëm në Tiranë”, ka mbërritur në Kuvend për të filluar diskutimet.

Ky projekt ka nisur që prej vitit 2019 në vend dhe qëllimi sipas relacionit që e shoqëron marrëveshjen, synon t’i japë mundësi implementimit të një sistemi të transportit publik me kapacitet të lartë (BRT) në qytetin e Tiranës, mbështetur në fizibilitetin dhe projektin teknik, që do të mundësohen nga studimi i konsulencës. “Bashkia e Tiranës ka planifikuar të zhvillojë një sistem transporti me kapacitet të lartë (BRT), mbështetur në fizibilitetin dhe projektin që po hartohet me ndihmën dhe asistencën e KFW-së.

Ky program zhvillimi për transportin publik me kapacitet të lartë (BRT) mbështetet në një alternativë, e cila garanton një zgjidhje afatgjatë e të qëndrueshme, miqësore me mjedisin, si dhe me kosto të pranueshme në raport me sistemet e tjera me kapacitet të lartë të transportit” – thuhet në dokument.