Kryebashkiakët në lupën e SPAK, sekuestrohen dosjet e dy tenderave

70
Sigal

Dokumentat për dy tendera, respektivisht me 2.8 mln euro dhe një tjetër me më pak, me 300 mijë euro janë sekuestruar nga Bashkia Bulqizë sipas gazetares Klodiana Lala .

Dosjet e kryebashkiakëve duket se do të nisin të shpalosen shumë shpejt! Siparin duket se do ta nisë Bashkia e Bulqizës, jo me një por me dy tendera të dyshimtë.

Duket se tenderat korruptivë respektivisht me 2.8 mln euro dhe një tjetër me më pak, me 300 mijë euro do të përbëjnë një valë të re hetimesh që do të fusin në sitë kryebashkiakët.

Nuk dihet nëse detajet për hetimin e këtyre dy tenderave i ka dërguar kryeministri Edi Rama, i cili pak ditë më parë një dalje publike tha se do të denonconte vetë socialistët e tij. Por gjithashtu nuk dihet nëse subjekt do të jetë kryebashkiaku Lefter Alla.