Votimi i PS për Srebenicën / Kuvendi fsheh lisën me emrat e deputetëve që votuar kundër rezolutës së gjenocidit, për t’i shmangur nga përgjegjësia

160
Sigal

Ish kryeminstri Sali Berisha filmoi me I-Pad votimin e deputetëve në Kuvend për rezolutën e Serbrenicës por jo pa qëllim pasi deputetë votuan kundër. Kur deputët votuan dhe panë Sali Berishën që e kaloi iPad-in në versionin kamera dhe nisi t’i fotografojë me shpejtësi, disa i ngritën kartonat e kuq akoma më lart, kundër rezolutës për dënimin e gjenocidit në Serbrenicë. Pak të tjerë i hodhën me shpejtësi kartonët në tryezë. Si për shembull, në një nga rastet Olta Xhaçka, njësoj si ministrat e tjerë e ka ngritur kartonin e kuq kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë. Pak sekonda më vonë, e ka ulur kartonin. Ndoshta e kuptoi menjëherë kurthin ku ra grupi parlamentar socialist. Më pas Berisha i quajti një kope që sapo kishin zbatuar urdhrat e Vuçiçit. Pjesa më e madhe e deputetëve në Kuvend, qeshnin me gëzimin fëminor të Berishës. As e morën vesh se me ato foto, ai kërkonte ta kishte sa më të plotë dosjen e një votimi, që do t’ia nxinte faqen secilit deputet shqiptar, që do të kishte refuzuar të dënojë genocidin serb. Pak minuta para votimit, Berisha ua kishte shpjeguar se genocidi në Bosnje është universalisht i pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. U kishte shpjeguar edhe pse konsiderohej si një ndër masakrat më të rënda në Ballkan dhe se shqiptarët si një popull i masakruar ndër shekuj, duhej t’i bashkoheshin dhimbjes së boshnjakëve. Ishte pas seancës, që nisën reagimet e para negative. Deri kur Rama u detyrua të shpjegojë se vota kundër, nuk kishte të bënte me gjenocidin në vetvete, por me Berishën. Kryeministri dha disa versione për të shpjeguar qëndrimin e Partisë Socialiste, për të mohuar ndonjë ndikim nga Beogradi në lidhje me këtë qëndrim të Partisë Socialiste. Por ndërkohë Berisha i kishte kompozuar fotot që bënin bashkë deputetët socialistë me trupat e pajetë në varret masive të Srebrenicës. Edhe vetë deputetët duket se e kanë kuptuar më vonë peshën e votimit. Për t’ia hequr sadopak ‘njollën’ e koordinimit me politikat e Serbisë u ka ardhur në ndihmë administrata e Kuvendit. Emrat e deputetëve që morën pjesë në votimin e 12 Majit nuk janë publikuar në faqen e internetit. Në seksionin ‘Si kanë votuar deputetët’ në faqen zyrtare të kuvendit, janë emrat dhe votat e të gjithë deputetëve në të gjitha votimet e tjera. Përveç votimit të parë, ku 51 prej tyre refuzuan futjen në kalendarin trejavor të rezolutës që dënon genocidin serb në Bosnje. Fshehja e emrave të deputetëve socialistë nga faqja e kuvendit nuk përbën asnjë diferencë. Përgjegjësinë për votën e tyre e mori Edi Rama kur iu përgjigj Berishës për votimin në parlament. Megjithëse vetë, ai nuk mori pjesë në votim, duke qenë se ishtë në një takim me Vuçiçin në Bruksel.