Basha: Javën e parë në pushtet do të shfuqizoj të gjitha koncensionet korruptive të lagunave

450
Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me peshkatarë të Shëngjinit në Lezhë. Zoti Basha u njoh me shqetësimet e peshkatarëve që ka të bëjë me koncesionet korruptive që qeveria po u jep deputetëve të sajë dhe miqve të kryeministrit për lagunat e deri tek mungesa e investimeve, rritja e taksave dhe burokracive. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i prerë në qendrimin e tij se që në javën e parë të qeverisjes do të shfyqizohen të gjitha koncesionet korruptive të lagunave.
Peshkatar: Nuk flitet me ministrinë e Bujqësisë asnjë fjalë për peshkimin detar sepse peshkimi detar është privat. Flitet vetëm për laguna sepse ato kanë ngel e vetmja pasuri pa u marrë edhe ato po i marrin. Ishulli i Shëngjinit përgatitet për t’u marrë nga një deputet. Vilunin mendohet ta marrë një mik i kryeministrit, direkt. Për ato flitet.
Basha: Lagunë me ja dhënë dikujt që s’ka mbajt kallam peshkimi në dorë ndonjëherë, vetëm e vetëm që ta shesë licencën siç doli Laguna e Patokut, kjo është aferë e pastër korruptive dhe kriminale. Unë ju jap fjalën e nderit javën e parë në pushtet do t’i shfuqizoj të gjitha këto koncensione. Ju do të jeni ata që do të keni në dorë sektorin, ju do të jeni ata që do të përfitoni drejtpërdrejtë lehtësitë në këtë sektor.
Përvec rritjes se ëmimit të naftës peshkatarët u ankuan se nuk i lejojnë më ta marrin në Itali apo Mal të Zi ku ajo është më lirë. Atje thonë peshkataret, nafta është 4 lek ndërsa në Shqipëri është 7 dhe 13 lekë. Edhe subvencionet, thonë peshkataret i marrin disa miq të qeveritarëve apo ata që japin rryshfet. Një tjetër shqetësim ishin taksat e larta për regjistrimin e biznesit. 
Peshkatarë: Tarifat e letrave të regjistrave kanë qenë 700 mijë lekë është bërë 900 dhe kanë thënë që është rrit prapë shokët e mi që kanë bërë letrat. Këto janë taksa që bëhen vjetore për regjistrin. Paguajmë në bazë të fuqisë motorrike, licenca peshkimi që unë paguaj është 800 mijë lek, përveç regjistrit 800 mijë lekë. Tashti na kanë hequr të drejtën e shkumjes në Itali për me marrë naftën. Na kanë dhënë naftën me TVSH shteti shqiptar. Na japin naftën me TVSH, duhet ta shesin prodhimin me TVSH, por TVSH-në nuk na e njohin 100% të rimbuesueshme.
Basha: Kush merr naftë pa akcizë ?
Peshkatar: Vetëm një pakicë.
Basha: Nafta pa akcizë do të jetë në dispozicion të çdo peshkatari, jo vetëm të atyre që shkojnë e lyejnë rrotën e pushtetit në Tiranë.
Një tjetër shqetësim i peshkatarëve ishin burokracitë për t’u pajisur me licensë. Ata thanë se shkojnë në 5 qytete. Zoti Basha ka theksuar së po Partia Demokratike po sheh mundësinë e marrjes së licensave në Shëngjin dhe uljen e tarifave për licensimin.
Peshkatar: Tashti duhet me ba letrat, duhet me shku në Durrës tek Kapiteneria, duhet me shku në Tiranë me nxjerrë licencën, duhet me shku në Tiranë në ministri të Drejtësisë me nxjerrë atë Dëshminë e Penalitetit, duhet me shku në Shkodër, me u kap tek ajo QKR-ja, se u nuk ua di as emrat, edhe atje me u regjistru. Duhet me ardh në Lezhë, edhe atje Policia duhet me shku tek Kapiteneria. Me ta pru në majë të hunës. Dikush s’ka lekë me hangër bukë.
Basha: Nuk do të shkoni sa andej e këtej, do të shkoni vetëm në një vend dhe ai vend do të jetë këtu në Kapitenerinë e Shëngjinit dhe nuk keni për të lëviz më shumë se sa aksi Shëngjin –Lezhë, një herë. Licenca do të jetë me çmimin minimal të mundshëm. Porti do të jetë në dispozicion të peshkimit.
Me përparës, ka theksuar zoti Basha, do të shihet dhe ndërtimi i një kantieri për riparimin e anijeve e cila sot mungon dhe markatave të peshkut sa më të aksesueshme nga peshkatarët.
Peshkatarë: Ka dy vjet që kjo funksionon si varrezë peshkimi. Ne jemi rreth 10 pronarë që anijet tona pushojnë të paqtë këtu poshtë. Pikërisht këtu më është mbyt anija, s’kam pas mundësi ta çoj në kantier për ta riparu sepse normalisht që kantieri flitej që është në Vlorë, mundësitë nuk ishin.
Basha: Investimet në peshkim, në bankina, në kantier për riparim, merkato peshku do të kenë përparësi.
Sigal