Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Metamorfoza e Kryetarit”!

144
Sigal

Fjalori politik i kryetarit- kryeministër ka patur një metamorfozë shumë të dukshme, e cila ka kaluar një triadë interesante ndaj të korruptuarve brenda “oborrit partiak”. Në fillimet e veta, sa herë që kishte akuza ndaj ministrave e kryebashkiakëve të “oborrit partiak”, i pari person që i merrte në mbrojtje dhe nuk u kërkonte të akuzuarve të mbroheshin ligjërisht, ishte kryetari kryeministër.

Në stadin e dytë, kur akuzat u shoqëruan me arrestime, u përdor me tepëri, deri në bezdi togëfjalëshi “përgjegjësia është personale”, e askush të mos presë “mbrojtje nga partia”. Suksesin e Reformës në Drejtësi e kishte në “majë të gjuhës” dhe e reklamonte si arritjen më të madhe në luftën ndaj korrupsionit.

Ditët e fundit, kur të akuzuarit janë shtuar aq shumë,  në nivelet politike dhe në administratë, kryetari- kryeministër shfaqet në media tepër i shqetësuar dhe e akuzon SPAK, se nuk ka bërë “aspak” ndaj të “korruptuarve të djathtë”, dhe i kërcënon ata të “oborrit partiak” e sidomos disa kryebashkiakë, se do i denoncojë vetë si të korruptuar! Vetë Kafka, do e kishte zili metamorfozën e kryetarit!