Krimi elektoral është të votosh pa opozitën, të blesh votat me paratë e krimit

537
Sigal

Kryetari i PAA Agron Duka në intervistën për gazetën “Telegraf”, si kandidat për deputet i opozitës në zgjedhjet e 2017-s në Qarkun e Durrësit dje deklaroi se asgjë nga blerjen t votave në Durrës nuk është bërë pa bekimin e Edi Ramës. Vetëm kryeministri Rama nuk ka folur, as ka mundur dot të përgënjeshtrojë publikimet e audio-përgjimeve të “Bild” për blerjen e votave në 2017 nga zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste në bashkëpunim me krimin e organizuar. Asnjë dorëheqje. Asnjë “Më fal” nuk u dëgjua nga PS-ja nga kryetari i PS-së, të paktën moralisht t’u kërkonte ndjesë votuesve, të cilët me kërcënimin e krimit të organizuar u detyruan të jepnin votat për kandidatët e PS-së. Kryeministri Rama heshti, kur e pakta që duhet të bënte ishte që të dorëhiqej si kryetari i PS-së, si kryeministër, për krimin elektoral, të dëshmuar tashmë nga media më prestigjioze gjermane, të blerjes së votave nga krimi i organizuar për të çuar në parlamentin shqiptar deputetë të blerë me paratë e krimit. Përkundrazi, kryeministri Rama, dje nga Cërriku, duke mos ndjerë asnjë lloj përgjegjësie, penale, morale, politike për krimin elektoral të blerjes së votave me paratë e krimit të organizuar, me arrogancën që e karakterizon, kërcënoi sërish shqiptarët, që tashmë me fuqinë që i jep ligji, do të dënojë cilido shqiptar që do të pengojë Partinë Socialiste të bëjë zgjedhjet vendore në 30 qershor pa opozitën. Kryeministri Ram me dashje “harron” që është krim elektoral kundër demokracisë që të bësh zgjedhje pa opozitën. Vetëm regjimet moniste dhe diktatoriale bëjnë zgjedhje pa opozitën dhe dënojnë cilido votues që proteston. Një pyetje i drejtojmë kryeministrit Rama: A do të mundë dot ai, policia e shtetit që ai e ka nën urdhër, të arrestojë dot mijëra shqiptarë, nëse protestojnë paqësisht dhe nuk do të lejojnë farsën e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës? Cila gjykatë, cilët prokurorë dhe gjyqtarë do të dënojnë për krim elektoral mijëra e mijëra shqiptarë, pse kundërshtojnë farsën e zgjedhjeve moniste në 30 qershor 2019?