KQZ; Nis numërimi i 519 kutive të votimit. Ja si ndryshon rezultati

334
Sigal

Nis numërimi i 519 kutive të votimit nga KQZ, ndërkohë verifikohen 13 kuti në Shkodër, ja si ndryshon rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e 10% të kutive të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.Në total, janë 519 kuti votimi që do të hapen dhe rivlerësohen. Kjo është një procedurë normale që bëhet për të kuptuar nëse ka pasur parregullsi gjatë zgjedhjeve.Kujtojmë që nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u shpall fituese Partia Socialiste me 74 mandate, 59 mandate siguroi Partia Demokratike, 4 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 3 Partia Social Demokrate.:

NOA

Nga verifikimi i 13 kutive të Shkodrës, rezultati ndryshon me vetëm 9 vota. Kështu PSD ka 2 më shumë, LSI 1 më shumë, PD 2 më shumë, Lëvizja për Ndryshim 3 më shumë dhe PS 1 më pak.Rinumërimi i fletëve të votimit, edhe pasi rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit është vulosur është detyrim që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i ndryshuar, si një garanci e shtuar e procesit.Hetimi zgjedhor do të shtrihet edhe për pajisjet, të cilat bënë të mundur identifikimin dhe numërimin elektronik të votave. Rinumërimi nuk afekton rezultatin e certifikuar të 25 Prillit, por pritet të ketë pasoja mbi komisionerët dhe numëruesit.Nëse konstatohet se ata kanë kryer shkelje ligjore që mund të kenë cenuar vullnetin e votuesve shqiptarë, atëherë ata do të shkojnë për hetim penal. Por në fakt kjo nuk ndryshon asgjë në thelb, sepse rezultati zgjedhor nuk do të ndryshojë. Nga gjithë ky proces  tejet i debatuar si në instancat tona ashtu edhe nga ndërkombëtarët, të vetmit që e pësojnë janë komisinerët. Atëherë shtrohet pyetja: përse shërben i gjithë rinumërim nëse rezultati nuk ndryshon? Ndoshta një përgjigje mund të jetë si një mësim për zgjedhjet e ardhshme.