Presidenti Meta: Të gjitha palët të përmbyllin me konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor

365
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta vjen sërish me një mesazh për për klasën politike.Ai shpreh kënaqësi për përparimin në tryezën e reformës zgjedhore për çështjen e kodit dhe thekson se të gjitha  palët të mbajnë fjalën dhe të përmbyllin me konsensus ndryshimet më 31 maj. Kreu i Shtetit shprehet se mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR do të ishte një turp i madh për vendin tonë dhe një skandal i paprecedent në historinë e OSBE-së.

“Inkurajoj fuqimisht të gjitha palët të ecin drejt miratimit me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, siç janë zotuar, brenda datës 31 maj 2020.
Shqipëria ka kryesimin e radhës së OSBE, ndaj dhe miratimi i njëanshëm i këtyre ndryshimeve, si dhe mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR do të ishte një turp i madh për vendin tonë dhe një skandal i paprecedent në historinë e OSBE-së.
Shpresoj që kjo s’do ndodhë!”, – deklaron Presidenti Meta.