Kosova: Do të jem Kryetari që do i shërbej të gjithëve, për punë dhe dinjitet

416
Kandidati për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova është ngjitur në podium mes brohoritjeve të shumta të simpatizantëve të tij nga ku ka dekaruar se vendimi për të kandiduar për këtë bashki nuk lidhet aspak me arsye personale, por me faktin se ai ka dëshirë tu shërbejë qytetarëve të Tiranës. 
“Kam shprehur publikisht gadishmerine, për të marrë përsipër detyrën e nderuar, por dhe me shume sfida të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Asnjë arsye e lidhur me interesa personale nuk më ka shtyrë për këtë. E vetmja arsye është dëshira, që në fakt është obligim i çdo qytetari, për t’u shërbyer bashkëqytetareve të tij. Tirana është qyteti në të cilin linda, jetoj dhe u formova moralisht e profesionalisht, siç ju të gjithë më njihni sot. Unë po garoj, sepse kam bindjen që do mund t’u shërbej ju më shumë e më mirë se çdo kushdo tjetër që ka shprehur të njëjtën dëshirë. Konkretisht dua të përmirësoj higjienën në qytetin tonë si dhe të përmirësoj frymëmarrjen e tij. Dua të përmirësoj edukimin e fëmijëve dhe të ofroj më shumë mundësi për sport dhe kënde lodrash për ta. 
Dua të punësoj të papunët, të shkurtoj taksat duke lehtësuar familjet dhe bizneset, nga barra e rëndë e tyre. Ka ardhur koha për të marrë përgjegjësi e për t’i dhënë zgjidhje problemeve. Ka qënë zgjedhja ime që të marr përgjegjësi e të drejtoj një sistem të komplikuar, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve. Oferta ime është; integritet, ndershmëri e transparencë, punë pa ndalim, shërbim ndaj secilit qytetar të Tiranës. Si kryetar bashkie, ju garantoj se do jem edhe më i devotshëm për të përligjur besimin tuaj. Unë do të jem kryetari i Bashkisë së vijave të bardha, kur ato janë fshirë nga konsumi, kryetari i Bashkisë së ndriçimit të rrugës për shkak të poçit të thyer, kryetari i Bashkisë së pesetës që mungon, i trotuarit të dëmtuar, i koshit të mbeturinave pothuajse i rrënuar. Dua të jem kryetar Bashkie që ndihmon biznesin e vogël, duke ulur taksat, që ai të rritet e të krijojë më shumë vende pune. 
Të gjendem në krah të të rinjve për ti mbështetur ata me grante e me hapësira të ndryshme punësimi. Të siguroj tregje për fermat e shumta që Tirana ka sot përreth, që banorët e fshatrave të shtojnë më shumë prodhimin e tyre, por që dhe konsumatorët të paguajnë më pak për to. Dua të jem kryetar Bashkie i një qyteti të pastër, të shëndetshëm, me lulishte,me pemë dhe parqe kudo ku është e mundur. Unë do të jem Kryetari që do i sherbej të gjithëve, pa asnjë dallim. Unë kam besim se qytetarët e Tiranës do të zgjedhin kandidatin me te mirepër veten e tyre, për familjen e tyre, për lagjen apo fshatin e tyre, si dhe për të ardhmen e qytetit tonë. Do të zgjedhin për punë dhe jo llafe. Për Punë dhe jo Politikë. Për Punë dhe jo fajësim. Për Punë dhe Dinjitet. Për të gjithë JU. Për Tiranën”, u shpreh Kosova.
Sigal