” Rama si Stalini, po i bën presion Kushtetueses të mbrojë Kokëdhimën”

576
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka thënë sot se kryeministri Edi Rama po i bën presion gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të mbrojë Koço Kokëdhimën. Berisha e konsideron presionin e kryeministrit si banditesk, ndërkohë që shton se atyre po iu meren të afërmit dhe po iu thuhet se do të largohen nga puna nëse gjyqtarët nuk marrin vendim në favor të Kokëdhimës. Berisha shton se një situatë e tillë nuk është parë asnjëherë në këtë gjykatë, ndërkohë që ka dënuar qëndrimin e kryeministrit, që e konsideron si stalinist.
Ja statusi i Berishës në Facebook

Presion banditesk i Edi Rames ndaj gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar sivlla Kokedhimen. Te dashur miq, burime prane Edi Rames bejne me dije se e tere kryeministria, me ne krye Edvin Kokedhimen eshte perqendruar me te gjitha mjetet e joshjet e shumta por edhe kercenimet me te egra direkte personale te Edvin Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar mandatin e hajdutit te shtetit, sivlla Kokedhimes.

Gjykatesve ju eshte bere lista e te gjithe njerezve te punesuar nga kushurire Koleka dhe therriten nje nga nje nga boset e tyre duke u thene “vendimin ose vendin e punes”. Sekretari i Pergjithshem i mafies qeveritare, Agaçi, po rremon ne dosje pronesie dhe dosje te tjera dhe vrapon per te korruptuar gjyqtare.
Situata ne Gjykaten Kushtetuese nuk ka qene kurre e tille. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim stalinist te Edvin Kristaq Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese kerkoj ndalimin e menjehershem te ketij presioni kriminal mbi gjykaten qe eshte dhe garante e kushtetutes se vendit.
Sigal