Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u takua me Profesor David L. Philips

189
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë priti dje, Profesor David L. Philips, një mik të shqiptarëve dhe njohës i mirë i rajonit të Ballkanit. Patëm rastin të shkëmbejmë mendime lidhur me zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për domosdoshmërinë e angazhimit të shtuar të SHBA në konsolidimin e paqes, sigurisë e progresit demokratik në Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit u theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i SHBA në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në rajon.

Profesor Philips është aktualisht, Drejtor i Programit për Paqe dhe Drejtat e Njeriut, në Universitetin e Columbias në SHBA. Ai ka shërbyer si Këshilltar i Lartë pranë Departamentit të Shtetit gjatë administratës së Bush, Klinton dhe Obama, si dhe ka udhëhequr Task Forcën mbi Ballkanin Perendimor, pranë Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë. Ai ka shërbyer edhe si Këshilltar i qeverisë së Kosovës, për dialogun Kosovë-Serbi, duke këmbëngulur në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.