Banorë të Njësisë Administrative Shtiqën dhe të fshatit Nangë në Njësinë Administrative Bicaj kanë protestuar para Bashkisë Kukës, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit vaditës.
Fermerët shprehen se prej ditësh nuk kanë ujë për të vaditur tokat bujqësore, pasi sipas tyre burimet ujore po devijohen për nevojat e hidrocentraleve.
“Ka 3 vite që Shtiqëni thahet dhe shkrumbohet për mungesën e ujit vaditës”, u shpreh një prej banorëve.Sipas protestuesve, ekziston një marrëveshje që garanton furnizimin me ujë për vaditje nga 15 maji deri më 15





















