Analisti Artan Hoxha: Konkluzionet e parlamentit karagjoz për shkarkimin e Presidentit

667
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Analisti Artan Hoxha, i pyetur lidhur me shkarkimin e Presidentit të Republikës, tha se përfundimet e nxjerra nga Kuvendi i Shqipërisë nuk duhen marrë parasysh, aq më pak në këtë periudhë dhe shtoi se, Presidenti Meta kishte bërë shumë mirë që nuk ishte paraqitur kur u thirr nga Komisionit i ngritur për shkarkimin e tij.

Artan Hoxha: “Gjykata kushtetuese do të jetë në një presion të madh, me mazhorancën fitimtare në të gjitha mjetet e paligjshme apo të ligjshme përballë Presidentit. Do të shohim nëse kjo gjykatë do të marrë një vendim të mençur dhe kushtetues apo do të dorëzohet ndaj presionit të pushtetit. Besoj se konkluzionet e parlamentit karagjoz, në një periudhë karagjoze, nuk duhen marrë parasysh. Ky parlament karagjoz nuk kupton gjënë më elementare. Zoti Meta ka bërë shumë mirë që nuk ka shkuar.”