Bledar Dervishaj: Presidenti Meta në detyrë deri më 24 korrik 2022, përballja do të vazhdojë në Kushtetuese

243
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Këshilltari juridik i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj mbrëmë në emisionin televiziv me Adi Krastën, e ka cilësuar si nul, çfarë do vendimi që të marrë Kuvendi sot për Presidentin Meta, duke marrë parasysh se ka një komision hetimor për shkarkimin e tij. Dervishaj tha se përballja do të vazhdojë në Gjykatë Kushtetuese dhe se Presidenti do jetë në detyrë deri më 24 korrik 2022.

Bledar Dervishaj: “Ajo që kërkon ligji dhe Kushtetuta midis dy organeve, është shprehja e vullnetit nëpërmjet akteve zyrtare. Dhe që prej nisjes së këtij komisioni ose iniciativës së 49 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për të inicuar një komision hetimor për të tretën herë brenda një legjistrature, Presidenti i është përgjigjur me komunikim shkresor të gjitha komunikimeve të Kuvendit që kanë ardhur në drejtim të tij, duke ua bërë të ditur të gjitha shkeljet procedoriale, duke u kërkuar në mënyrë të përsëritur disa herë për t’u kthyer në shtratin e kushtetutës dhe të ligjit, sepse veprimtaria që po ndërmerrte, karakterizohet nga një tërësi veprimesh proceduriale që nuk duhet të ekzistonin, dhe këtë nuk e thotë

Presidenti, por këtë e thotë Kushtetuta, e thotë edhe rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo nismë parlamentare që bie në kundërshtim me ligjin, nuk ka se si të sjellë rezultat ndaj Presidentit. Presidenti do te jetë në detyrë deri më 24 korrik 2022. Edhe nëse sot shkohet me vendimmarrje si shumë ligje me karakter antikushtetues, ky vendim nuk ka asnjë efekt dhe, përballja e palëve për fat të keq, sepse Kuvendi po i fut palët në një luftë të re, do të zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese. Pra dita e pasnesërme do të jetë një ditë e zakonshme.