Kallëzohet deputeti Ervin Bushati, përdori nxënësit në fushatë

285
Sigal

 

Dy kallëzime janë bërë ndaj deputetit rilindas Ervin Bushati, për të njëjtën ngjarje. Një organizatë dhe një individ e kanë denoncuar atë në KQZ, pasi ka hyrë në një shkollë në kryeqytet, 100 ditë përpara zgjedhjeve, duke dhuruar libra për nxënësit, por edhe duke mbajtur veshur një bluzë me ankronimet “Partia Socialiste Tiranë”. “Qëndresa Qytetare denoncon shkeljen e nenit 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komizionit Rregullator i KQZ nga deputeti i Partise Socialiste Ervin Bushati duke  përdorur brenda orarit mësimor nxënësit dhe mësuesit e Shkollës “Misto Mame”, duke shfaqur në bluzën e tij siglën e PS dhe duke deklaruar se ka ka dhuruar libra për ta”,-thuhet në denoncimin e parë. Të njëjtat shkelje evidentohen edhe në kallëzimin tjetër: “Ligji ndalon aktivitete politike ne mjedise shkollore dhe aktualisht shkolla duhet të jetë online, megjithatë deputeti E.Bushati, koordinator politik i PS Tiranë ka publikuar aktivitet të tij (me siglën e PS veshur/të dukshme) me nxënës e mësues të kësaj shkolle, ku deklaron se ka shpërndarë edhe dhurata. Përdorimi i shkollës, përfshirja e mësuesve/drejtuesve, akti i deputetit, dhuratat dhe sigla politike në shkollë, janë akte që vijnë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”.