Vasili: Rama fajtor që shqiptarët po ikin masivisht, ky fakt e vërteton

458
Sigal

Duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama sipas të cilit largimet e shqiptarëve nga vendi nuk lidhen me qeverinë e tij, nënkryetari LSI-së, Petrit Vasili thotë se ikja masive e tyre mund të ndodhte në vitin 2011, kur u liberalizuan vizat.

 

Ai thotë se shqiptarët largohen nga vendi për shkak se Edi Rama i ka hapur dyert krimit e korrupsionit.

 

Reagimi i plotë:

Ja fakti qe Edi Rama eshte shkaku i vetëm pse shqiptaret largohen nga vendi!

Faktet flasin vete dhe mashtrimet e Edi Ramës i merr era ne çast.

Vetëm një vit pas liberalizimit te vizave pikërisht ne 2011,kur mund te pritej një lumë largimesh dhe kërkesash për azil ne Evropë kjo gje nuk ndodhi.

Shqipëria ishte shembull, ndërsa problem ishin Serbia dhe Maqedonia ne atë kohë dhe kjo konfirmohej në atë kohë nga Malstrom Komisionerja për Çështjet e Brendshme ne BE.

Çfarë ka ndryshuar në Shqipëri?

Është ne pushtet Edi Rama, qe i ka hapur dyert krimit e korrupsionit dhe qe i detyrojne shqiptaret qe te ikin masivisht nga vendi.

Lexoni vete  deklaraten e Komisioneres per Punet e Brendeshme Malstrom për “ABC News” ne vitin 2011 pas takimit te Ministrave te Brendshem te Europes.

Pyetje :A është e vërtetë se Shqipëria është aktualisht më jo-problematikja nga vendet e Ballkanit për respektimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen?

Pergjigje Malstrom:

“Nuk po i klasifikojmë vendet kështu, por jam shumë e kënaqur që liberalizimi i vizave me Shqipërinë po ecën mirë. Ne kemi diskutuar sot mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit, kjo nuk është një sekret. Por ka disa probleme si me Maqedoninë dhe Serbinë nga të cilët arrin një fluks i madh azil-kërkuesish në Bashkimin Evropian.”