Ja si u merren lekët shqiptarëve nga Konsullata jonë në Selanik

227
Sigal

 

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë publike një denoncim të shqiptarëve në Greqi, të cilët sipas tyre Konsullata shqiptare, jo vetëm që nuk u shërben, por i detyron të shkojnë tek një zyrë përkthimesh ngjitur me Konsullatën. Kalaja thotë se kjo zyrë përkthimesh është në konflikt interesi, pasi është e bashkëshortit të njërës konsulle, Anjeza Lilollari, e emërtuar si “Alba përkthime”.

Denoncimi i Aulon Kalasë

“Kjo është një zyrë përkthimesh, një zyrë private që është hapur në Greqi dhe është në konflikt interesi, pasi shërbimi ofrohet nga burri i njërës prej konsulleve shqiptare në Selanik. Ajo që nuk shkon është se, ndonëse qeveria tha se shërbimet konsullore janë falas, kjo studio përkthimesh u merr lekët qytetarëve. Qytetari i drejtohet Konsullatës, por aty i dalin dy vajza. Qytetarët mendojnë se janë pjesë e Konsullatës, por kur hyjnë në zyrë u kërkohet 15 euro për shërbimin. Ndonëse qeveria flet për një arritje në sistemin online për shërbimet në konsullata, por që ky shërbim online nuk qëndron. Kjo zyrë ka 3 konsuj, të cilët jo vetëm që nuk i ndihmojnë qytetarët shqiptarë për hallet e tyre, i drejtojnë për tek kjo zyra, ku u marrin paratë.”