Sot 80 vjet nga atentati i Vasil Laçit, kundër mbretit të Italisë

407
Sigal

Laçi u arrestua menjëherë, dhe dhjetë ditë më vonë, u ekzekutua me varje.

Vasil Laçi, atentatori që çuditi botën

Me rastin e 80-vjetorit të atentatit

Më 17 maj 1941, 19-vjeçari, Vasil Laçi i veshur me një kostum kombëtar shqiptar ka sulmuar makinën, e cila transportonte Viktor Emanueli III (që gjithashtu ishte pagëzuar edhe si Mbret i Shqipërisë, pas dorëzimit të Kurorës së Skënderbeut më 12 prill të 1939-ës) dhe Shefqet Bej Vërlacin, kryeministër i Shqipërisë të shoqëruar nga ministrat e qeverisë. Ngjarja ndodhi kur Viktor Emanueli i III-të, kishte mbaruar vizitën e tij shtatë-ditore në Shqipëri dhe po largohej në drejtim të aeroportit të Laprakës, në rrugën e Durrësit, qëllohet disa herë me revolver në drejtim të tij, nga një djalosh 19-vjeçar. Mbreti Viktor Emanueli i III-të shpëtoi pa u qëlluar, vetëm në saj të agjentëve të policisë së fshehtë italiane, që atë ditë ndodheshin në gadishmëri të lartë dhe ia kapën menjëherë revolverin djaloshit nga fshati Piqeras i Sarandës.

Jetëshkrimi

Vasil Laçi (1922 – 26 maj 1941), “Hero i Popullit” shqiptar, ishte patriot shqiptar i cili u përpoq të vrasë Mbretin e Italisë dhe uzurpatorin e fronit të Shqipërisë, Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit nga Italia fashiste.

Vasil Laçi lindi në fshatin Piqeras në Shqipërinë jugore afër qytetit të Sarandës në vitin 1922. Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Piqeras, ku ai ka studiuar në shkollën fillore lokale. Në 1939 ai u transferua në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, pasi u ftua për të punuar atje. Në Tiranë ai zhvilloi marrëdhënie me grupet patriotike, dhe ka ndihmuar disa nga anëtarët e tyre t’i shpëtuar nga trupat italiane dhe policia.

Viktor Emanueli III kishte planifikuar një vizitë në Shqipëri që prej 12 prill 1941 dhe një muaj më vonë, ai e bëri vizitën e tij, pasi u sigurua nga policia fashiste italiane e Tiranës, që të gjitha masat e sigurisë ishin marrë. Laçi merr vesh për vizitën e Viktor Emanuelit në Shqipëri, pesëmbëdhjetë ditë para ardhjes së tij, më 2 maj, 1941. Më pas ai arriti të gjejë një punë në “International Hotel”, ku Viktor Emanueli do të qëndrojë, dhe të marrë hua një pistoletë ‘M1915 Beretta’ nga Pëllumb Koka, një tjetër patriot shqiptar. Më 17 maj 1941, 19-vjeçari Vasil Laçi, i veshur me një kostum kombëtar shqiptar, ka sulmuar makinën e cila transportonte Viktor Emanuelin III dhe Shefqet Bej Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë, i shoqëruar nga ministrat e qeverisë. Ai qëlloi katër herë në drejtim të tyre, por pa mundur  të vrasë vërtetë perandorin.

Laçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje dhjetë ditë më vonë. Qeveria fashiste italiane ia atribuon sulmin e tij për çështje ekonomike, qe ai e kishte me Shefqet Bej Vërlacin, në mënyrë për të parandaluar kryengritjet e mundshme të popullit shqiptar. Ai ishte një nga njerëzit e parë që do t’i jepet pas vdekjes nga ana e qeverisë komuniste shqiptare me titullin “Hero i Popullit” të Shqipërisë. Përpjekja e tij për vrasje ishte dramatizuar së pari si një libër dhe më vonë si një film i prodhuar në 1980, i titulluar “Plumba Perandorit”,  sot qëndron  një Monument në Tiranë për të nderuar veprën e tij.

Atentati i djaloshit shqiptar, që qëlloi Viktor Emanuelin e tretë në rrugën e Durrësit, ishte fillimi i një kryengritje të madhe që po përgatitej. Duke folur për këtë atdhetar militant, Enver Hoxha ka thënë: Vasili ishte mjaft guximtar dhe për këtë kishte dhënë prova. Një herë tregojnë se ai rrahu në oborrin e hotelit, dy milicë, bile njërit prej tyre ia hodhi revolen në pus. Një natë kishte fjetur në hotel një njeri, që Vasili e njihte si komunist. Dhe kur shoku i tij i kishte thënë Vasil Laçit se, ai i kishte kërkuar sapunin për t’u larë, Vasili e kishte porositur: “Jo sapunin, po edhe shpirtin po të ta kërkojë ai, t’ia japësh”. Ditën që do largohej perandori nga Shqipëria, Vasili ishte zgjuar që me natë dhe i kishte thënë një shoku të tij: “Sot e kam rradhën unë ta përcjell perandorin”. Kishte përqafuar shokun fort dhe kishte dalë nga hoteli. Kudo vërtiteshin spiunë, milicë, karabinierë. Pritej nga çasti në çast të kalonte perandori. “Fillloi kortezhi i veturave. Sovrani, në një veturë të hapur kalonte përmes batalioneve të këmbsorisë, të kalorsisë, të formacioneve fashiste të ndarë më tresh kolonë në të dy anët e rrugëve, ndërsa sipër fluturonin skuadriljet e aeroplanëve…” -kështu shkruante një gazetë e kohës. Në këtë atmosferë pasigurie e frike, rrethuar kudo me helmeta dhe armë, i riu patriot Vasil Laçi, hyri në mes të turmës dhe priti rastin e volitshëm. Ai ngriti dorën e lidhur me fasho mbi helmetat dhe grykët e armëve fashiste dhe qëlloi pesë herë në drejtim të perandorit…Populli shqiptar me dorën e njërit prej bijëve të tij, e përcolli me plumb perandorin Viktor Emanulin e Tretë.”

“Dekorata e Flamurit Kombëtar”

Kreu i shtetit vlerësoi më 17 Maj 2020, “Heroin e Popullit” Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin e atdhetarit antifashist.

Ilir Meta u shpreh se madhështia e vërtetë e gjestit të Vasil Laçit është se, ai u mëson brezave edhe sot, që një njeri i vetëm, mund të kontribuojë për të dhënë një mesazh të madh dhe frymëzues. Sipas tij, çdo individ i thjeshtë, mund të bëjë pjesën e tij në luftën kundër pushtimit dhe çdo lloj tiranie.

Se një zjarr patriotizmi në zemrën e një njeriu të thjeshtë mund të sjellë një dritë të madhe në terrin e shtypjes, pushtimit dhe sundimit të një populli. Një liri, që nuk u fitua një herë e përgjithmonë dhe që nuk mund kurrë të jetë e tillë, por që duhet ruajtur dita-ditës ndaj çdo forme diktature apo tiranie. Ndaj çdo regjimi të çdo kohe që shtyp lirinë e fjalës, të mendimit, dhe të drejtave themeltare për të jetuar një jetë të denjë, sovrane dhe me integritet.

Populli shqiptar është një popull i pasur pasi ka në gjirin e vet të rinj e të reja, punëtorë dhe intelektualë, njerëz të zakonshëm të cilët e duan Shqipërinë dhe do përballen gjithnjë kundër çdo tiranie, madje njerëzit e thjeshtë japin shembujt më të mirë kur elitat korruptohen me tiranitë vendase apo të huaja.

Falë kësaj dashurie për lirinë, shqiptarët nuk do kthehen më kurrë në diktaturë, dhe i madh e i vogël në këtë vend nuk do lejojë instalimin e asnjë regjimi tiranik dhe anti-kombëtar, por ata do ecin përpara krenarë dhe me dinjitet drejtë së ardhmes demokratike dhe evropiane të vendit, një ëndërr lirie e heroit tonë Vasil Laçi, një ëndërr e çdo të riu shqiptar edhe sot e përgjithmonë”- tha Meta.

Poezi

Por ç’ndodhi, vallë, ç’ndodhi?

Çfarë ishte ai gjëmim? 

Nga turma dikush doli, 

Shpërtheu flakë e tym.

 

Buçiti një revole 

E fshehur midis lulesh. 

Vrapo, o plumb, vrapo,

Mbi mbretin të ngulesh!