Presidenti Meta niset në Slloveni do të mbajë fjalim para presidentëve të Rajonit

196
Sigal

Presidenti Meta niset drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta niset në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë, për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë Takim do të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë Proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal.