Pranoi ankimimin e LSI, KAS do të hapë 24 kuti votimi të Qarkut të Beratit, sot do të merren materialet zgjedhore

199
Sigal

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po shqyrton materialet zgjedhore të Qarkut të Beratit.

Në seancën e fundit, KAS pranoi kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kërkoi rinumërim me argumentin se janë konstatuar shkelje, duke pretenduar se ka më shumë fletë votimi se votues dhe se në disa prej tyre mungon dhe regjistri.

Kështu që sot do të merren materialet zgjedhore: procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Dhe pas inspektimit të tyre do të vendoset nëse ka nevojë për rinumërim votash.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Beratit fituese rezultoi Partia Socialiste e cila siguroi pesë mandate, Partia Demokratike dy mandate, ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfundoi pa asnjë mandat në këtë qark.