Ja sa i kushtojnë taksapaguesit koncesioniet që marrin ministrat në detyrë

435
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ministra me Portofol Koncesionar 2017 – 2021, nga financat, ndërtimi deri te shëndetësia

Kontratat e dhëna me koncesion në sektorë të ndryshëm të ekonomisë arrijnë shifra marramendëse. Ja si janë fryrë pagesat në shëndetësi, inceneratorë dhe rrugë. Fitimi i koncesionarëve ka rezultuar se është i garantuar, në mungesë të konkurrencës, që u mundëson kompanive të fiksojnë çmime më të larta, duke mos i shërbyer qëllimit final të ofrimit të së mirës publike me kosto sa më eficiente. Teksa ekonomia ka probleme të mëdha strukturore, gjë që po evidentohet qartë në mungesën e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit, me të gjitha renditjet ndërkombëtare që e nxjerrin Shqipërinë të fundit në Evropë e rajon.

“Në këtë katërvjeçar janë finalizuar 25 kontrata koncesioni PPP me vlerë Investimi në total 138 037 594 809 Lekë. Numri më i madh i kontratave është lidhur në vitin 2017, konkretisht 11 Koncesione PPP, me vlerë investimi total 24 995 907 081 Lekë  rreth 201 579 896 Euro.”

‘Open Data Albania’ po klasifikon Koncesionet dhe Partneritetet Publik Privat PPP, sipas llojit të Investimit, me Para Publike të Buxhetit të Shtetit apo Investim të Partnerit Privat. Klasifikimi po bëhet për PPP të miratuara në katërvjeçarin 1 janar 2017 deri mars 2021. Po në këtë artikull listohen PPP sipas Titullarit të Autoritetit Kontraktor gjatë periudhës së vlerësimit, negocimit dhe nënshkrimit të kontratave koncesionare dhe PPP. Ky hulumtim bazohet mbi të dhënat e identifikuara nga kontratat koncesionare PPP, të publikuara në Regjistrin e Koncesioneve të ‘OpenCorporates.al’

Në këtë katër vjeçar janë finalizuar 25 kontrata koncesioni PPP me vlerë Investimi në total 138 037 594 809 Lekë ose 1 113 206 409 Euro. Numri më i madh i kontratave është lidhur në vitin 2017, konkretisht 11 Koncesione PPP, me vlerë investimi total 24 995 907 081 Lekë  rreth 201 579 896 Euro.

“Në vitin 2018 shënohet vlera më e lartë e investimit total 66 217 153 290 Lekë ose 534 009 301 Euro, për 6 kontrata koncesion PPP të finalizuara.”

Në vitin 2018 shënohet vlera më e lartë e investimit total 66 217 153 290 Lekë ose 534 009 301 Euro, për 6 kontrata koncesion PPP të finalizuara.

Në vitin 2019 janë miratuar 5 kontrata me vlerë investimi 30 872 557 856 Lekë ose 248 972 240 Euro. Viti 2020 janë miratuar dy kontrata koncesioni PPP me vlerë investimi 3 113 440 242 Lekë ose 25 108 389 Euro.

Gjatë Janar – Prill 2021 është miratuar kontrata e koncesionit Për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Lidhja e kontratës është njoftuar zyrtarisht. Vlera e Investimit për këtë Koncesion PPP është 12 838 536 340 Lekë rreth 104 310 500 Euro.

Investim Publik Buxhetor apo Privat është një tjetër tregues klasifikues me rëndësi. Investimi privat injekton para nga investitorët. Në rastin e koncesioneve PPP me Investim Publik kemi përsëri financat publike dhe taksapaguesit që financojnë. Koncesione PPP me financim privat 2017 -2020 janë tetëmbëdhjetë kontrata. Kontrata me  Investim drejtpërdrejtë Fonde Publike janë miratuar shtatë, me vlerë Investimi  84 623 938 236 Lekë  rreth  682 451 114  Euro. Në peshë kundrejt PPP të katër vjeçarit,  61 % e vlerës së investimit. Këto Investime po paguhen në vijimësi nga Buxheti i Shtetit. Rast përjashtimor janë dy kontratat për Insfrastrukturën Arsimore njohur si Projekti i Shkollave. Koncesionare, ku financimi garantohet nga një taksë speciale  taksa për Infrastrukturën e Arsimit, që paguhet nga banorë dhe rezidentë të Kryeqytetit.

Portofoli Ministror mbi Koncesione PPP

Damian Gjiknuri

Gjatë periudhës në detyrë (2017-2018), zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka drejtuar Institucionin Publik Palë në PPP gjatë kohës së vlerësimit dhe miratimit për trembëdhjetë Koncesioneve, me vlerë totale Investimi prej 70 139 438 289 Lekë, rreth 565 640 631 Euro. Nga këto një Koncesion është me mbështetje buxhetore, bëhet fjalë  “Për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit”  me shoqëri koncesionare zbatuese “Gjoka 87 sh.p.k”,  me vlerë Investimi 33 600 000 000 Lekë.

Belinda Balluku

Gjatë periudhës në detyrë si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë (2019 në vazhdim), zonja Belinda Balluku,  ka drejtuar Institucionin Palë në PPP gjatë vlerësimit dhe miratimit të pesë Koncesione PPP, me vlerë investimi në total 43 731 668 196  Lekë. Nga ku, dy kontrata janë Koncesione më mbështetje buxhetore me investim 28 515 823 913 Lekë dhe zbatohen nga: “Bardh Konstruksion sh.p.k” shoqëri koncesionare e Koncesionit “Për projektimin, ndëdrtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit Rrugor Milot- Balldre dhe  “Rruga Orikum Llogara sh.p.k” zbatuese e koncesionit “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Porti i Jahteve- Bypass Orikum – Dukat- Ura e Shën Elizës). Tre Koncesionet PPP të tjera të miratuara në kohën kur Institucioni Palë në Kontraktim drejtohej nga Zonja Belinda Balluku financohen nga pala private.

Zoti Lefter Koka në cilësinë e Ministrit të Mjedisit, ka miratuar një Koncesion (datë 31 Gusht 2017) me mbështetje buxhetore 17 121 152 055 Lekë. Konkretisht Koncesioni PPP “Për ndërtim të Landfillit, Inceneratorit dhe Rehabilitimin e Venddepozitimeve Ekzistuese, Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, me shoqëri zbatuese shoqëria “Integrated Energy BV SPV sh.p.k”.

Ogerta Manastirliu

Zonja Ogerta Manastirliu si titullar Ministria e Shëndetësisë, ka drejtuar  Institucionin Palë në PPP, gjatë vlerësimit dhe miratimit të PPP “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake”, zbatohet nga shoqëria koncesionare “Laboratory Networks sh.p.k”.  Kjo PPP është financim nga buxheti i shtetit, në vlerën e investimit prej 1 284 410 000 Lekë.

Anila Denaj

Zonja Anila Denaj ka drejtuar Institucion e Ministrisë së Financave, palë kontraktore në PPP “Për Ofrimin e Shërbimit të kontrollit ligjor të instrumentave matës, nëpërmjet instrumentave shpërndarës të karburantit dhe gazit të lëngshëm”, PPP që zbatohet nga shoqëria koncesionare “NOA Inspect sh.p.k” me vlerë Investimi 70 000 000 Lekë. Zoti Sokol Dervishaj ka drejtuar Institucionin Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në momentin që është vlerësuar dhe miratuar PPP “Për dhënien me koncesion të disa shërbimeve detare”, me investim privat  238 374 000 Lekë. Kjo kontratë zbatohet nga shoqëria koncesionare e “Shërbimit Detar sh.p.k”. Bashkia Tiranë, ka nënshkruar dy PPP me investim 4 102 552  269 Lekë, të cilat janë me mbështetje buxhetore. Financimi garantohet nga Taksa për Infrastrukturën e Arsimit që paguhet nga banorë dhe rezidentë të Kryeqytetit. Nga analiza vihet re se gjatë periudhës së marrë në shqyrtim, ka një tendencë të delegimit të firmës nga ana e Titullarit të Institucionit, tek Nëpunës të Autorizuar, apo tek Nëpunës të tjerë të Institucionit.