EURO 2020/ Çekia tregon ‘forcën’, Polonia dhe Spanja zhgënjejnë në ndeshjet hapëse

280
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ditën e djeshme janë zhvilluar ndjeshet e rradhës në kuadër të komepticionit ‘Euro 2020’, i cili për shkak të pandemisë u shty me një vit dhe ndeshjet po zhvillohen tani. Rradhën e patën ndeshja e mbetur e grupit D ajo mes Çekisë dhe Skocisë, si dhe ndeshje e grupit E, Poloni-Sllovaki dhe Spanjë-Suedi.

Skoci 0 – 2 Republika Çeke

Një përballje e fortë në letër, por që e fortë u bë dhe në fushën e blertë, ishte ajo mes Skocisë dhe Çekisë. Çekët mundën skocezët me rezultatin 2-0 në Glasgou, duke prishur kështu ëndrrën e këtyre të fundit, për një paraqitje dinjitoze këtë kompeticion, pas 23 vitesh mungesë në arenën ndërkombëtare. Fillimisht një goditje me kokë pas krosimi të Kufal dhe më pas ‘goli i kompeticionit’ nga mesi i fushës. Kjo ishte paraqitja e sulmuesit të Bajer Leverkusen, Patrik Shik i cili bëri detyrën me nga një gol në secilën pjesë, duke i dhënë kështu çekëve një fitore të rëndësishme, që i katapulton ata në kreun e grupit D.

Gjithçka nisi me vrull ku që në minutat e para të lojës Kombëtarja çeke u hodh në sulm, por portieri skocez Marshall dukej se ishte në formë duke bërë 2 pritje jetike njëra pas tjetrës. Sulmet e njëpasnjëshme të Skocisë nga Armstrong dhe Dajk, duke u përpjekur për t’u rikthyer sërish në lojë, por do të ishte portieri çek Vaçlik, i cili pati një paraqitje fantastike, nuk ua dha shansin skocezëve të gjejnë golin e nderit. Shik përpak do të shënonte tripletë në ndeshjen e tij debutese në këto lloj kompeticionesh, por pa mundur ta gjente golin e tretë edhe pse përpjekjet ishin të shumta.  Ndeshja e rradhës për Skocinë do të jetë ajo me Anglinë, duke krijuar kështu atmosferën e një derbi në Kampionatin Europian, ndërsa Republika Çeke do të përballet me Kroacinë, nënkampione  e Botës, për të parë së cili ekip do të rrëmbejë një biletë drejt fazës finale të kompeticionit.

Poloni 1 – 2 Sllovaki

Sllovakia fitoi për herë të parë në historinë e saj, një ndeshje hapëse të një kompeticioni të rëndësishëm ndërkombëtar siç është dhe “Euro 2020”. Një autogol nga portieri Zhezni dhe një goditje magjepsëse nga Milan Skriniar do të mjaftonin për të marrë tre pikë me vlerë nga një Poloni, e cila për më shumë se 30 minuta luajti me 10 lojtarë në fushën e lojës pas daljes me të kuqe të mesfushorit Kryçoviak pas kartonit të dytë të verdhë që mori në minutën e 62’ të lojës. Polakët dominuan fillimin e lojës, duke u munduar që të gjitha topat t’i dërgonin të ‘udhëheqësi’ i tyre Robert Levandovski, i cili këtë sezon theu rekordin e sulmuesi legjendar gjerman Gerd Myller në Bundesliga, duke shënuar 41 gola, 1 më shumë se Myller. Në minutën e 18’ mesfushori i krahut të majtë të Sllovakisë, Robert Mak rrëmbën topin dhe nis një aksion i vetëm duke i dribluar me rradhë mbrojtësit polak dhe më pas një goditje në hyrje të zonës, e cila gjen të papregatitur portierin Shezni duke çuar ndeshjen në 0-1.

Polakët u hodhën direkt në sulm po pa mundur të gjenin golin e barazimit të në pjesën e parë. Do të duhej të startone pjesa e dytë ku pas një bashkëpunimi fantastik në skuadër Ribus, do të pasonte tokazi për mesfushorin Lineti duke e lënë atë përballë portën e boshatisur dhe e çon rezultatin në 1-1. Në minutën e 62’ Kryçoviak merr kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj sulmuesit sllovak Hromada. Kaq i duhej sllovenëve të cilët në minutën e 69’ falë një goditje fantastike të mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar, çuan rezultatin në 1-2, duke i dhënë 3 pikë të vyera dhe vendin e parë në grupin E.  Ndeshja e rradhës për Poloninë do të jetë me Spanjën, ndërsa Sllovenia do të përballet me Suedinë.

Spanjë 0 – 0 Suedi

Ka përfunduar me rezultatin 0 me 0, supersfida e mbrëmjes së djeshme mes Spanjës dhe Suedisë. Me gjithë aksionet e shpejta dhe euforike të “demave” spanjoll, portieri Olsen tregoi se, dhe pse vetëm me 7 ndeshje të luajtura gjithësej në Premier Ligën angleze këtë sezon, mund të dhurojë paraqitje fantastike për kombëtaren e tij. Spanjollët e nisën shpejt përballjen, duke u hedhur të gjithë në sulm, por pamundur të shënonin edhe pse rastet nga mesfushorët Dani Olmo dhe Koke ishin të shumta.

Suedezët edhe pse me lojtarë të kualtitetit të lartë në sulm si 21-vjeçari, Aleksandër Isak dhe sulmuesi Markus Berg, nuk mundën dot të “suprizonin” spanjollët, duke e lënë kështu ndeshjen në rezultatin 0 me 0. Ndeshjet e rradhës spanjollët e drejtuar nga Luis Enrike do të përballen me Poloninë në një ndeshje deçizive për rrugëtimin e tyre në këtë kampionat, ndërsa Suedia do të përballet me Sllovakinë, surprizën e grupit E. Ndërkaq, ditën e sotme, do të luhen 2 ndeshjet e mbetura të xhiros së parë të përballjeve në grupe, më saktësisht ndeshjet e grupit F. Hungari – Portugali në orën 18:00 dhe “finalja” e parakohshme, Francë – Gjermani.