Letër e hapur për SPAK

505
Sigal

Nese SPAK po con ne burg deputetin A. Bllako me argumentin e diskutueshem se babai i tij eshte shperblyer për pune te pakryer ne nje kompani private e cila ishte perzgjedhur nen drejtimin e tij, automatikisht nuk mund te perjashtohen edhe sqarimet e meposhtme.

1. Punimet e ndertimit dhe administrimit te nje veper te tille me para publike (incineratoret) pasqyrohen ne situacionet perkatese. Dmth shpenzimet e kryera, vetem ato qe jane parashikuar ne kontraten koncesionare, likujdohen (paguhen) nga buxheti i shtetit. Cdo shpenzim tjeter, qe nuk eshte parashikuar ne koston e vepres se ndertimit dhe menaxhimit te saj, ligjerisht nuk mund te paguhet nga buxheti i shtetit. Zyrtaret e larte te Ministrise se Mjedisit ne Komisionin hetimor deklaruan se nuk kane bere asnje verifikim te kryerjes se ketyre shpenzimeve nen argumentin se kjo eshte pune e supervizoreve. Atehere ketu lind pyetja e pare: nese SPAK ka gjetur gjurme dergesash për pune te pakryer ne shumen 4 milione Euro ne rastin e ish-shefit te z. Bllako dhe rreth 150 mije Euro per vete z. Bllako permes pageses se te atit për pune te pakryer, perse nuk hetohen dhe merren te pandehur supervizoret qe kane certifikuar punimet e pakryera duke demtuar keshtu arken e shtetit? E njejta gje lidhet me mungesen e plote te dy inceneratoreve, me pagesat për udhetimet jashte vendit, etj.

2. Burime te ndryshme flasin për miliona Euro te shpenzuara per te blere mas-median ose per te kompensuar financiarisht nje numer opinionistesh si pjese te makinerise propagandistike te pushtetit. Nuk besoj se institucionet shteterore psh Ministria e Ekonomise dhe Financave te kete qene aq e cmendur sa te miratojne ne koston e projekteve individuale te inceneratoreve edhe shpenzime te tilla, qofte edhe nen emrin e promocionit për te cilin rezulton se jane shpenzuar. Atehere pyetja e natyrshme eshte: SPAK a eshte duke hetuar ne kete drejtim dmth si për pergjegjesine e paleve zyrtare te perfshira (nese kane lejuar parashikime ne zera te tille kostoje qe nuk lidhen me qellimin e koncesionit) ashtu edhe për detyrimin e paleve për te kthyer parate e grabitura “me ligj” ne buxhetin e shtetit. Publikimi i nje liste pagash vetem disa muaj me pare dha mundesine për te mesuar emra protagonistesh te mbipaguar për pune te pakryer me para buxhetore koncesionesh, por me rol jo te vogel ne helmimin e opinionit publik ne favor te qeverise…

Per t’u kthyer te argumenti i fillimit: duke gjurmuar vetem korrupsionin, SPAK duket se ushqen tezen e njohur te z. Rama se “hetimet nuk thone asgje për proceduren e cila rezulton e rregullt”, dhe po e mban steken te “peshq” te pavlere (ndjese për alegorine), ndersa “peshkaqenet” e vertete te kesaj afere vazhdojne te levizin fijet e pushtetit e ndoshta edhe teatrin e arrestimeve te derisotme. E nese SPAK ecen ne kete drejtim, do te jete nje rruge e gjate dhe pakrye për te gjetur edhe 396 milione Euro te tjera, pervec atyre 4 milione Euro qe thote se i ka gjete se ne cilat llogari kane perfunduar. Ne te vertete demi me i madh i eshte bere buxhetit te shtetit permes procedures, qysh nga shpallja e emergjences mjedisore apo nxitja e saj, ndertimi i kompanive si rrjete merimange për te grabitur buxhetin, transferimi i parave jashte vendit ne llogari off-shore deri te vazhdimi i pagesave edhe ne ditet e sotme. Kjo duket aq e vertete dhe se aq shume dine dhe zoterojne informacion për zyrtare te larte te qeverise koncesionaret ne arrati aq sa qeveria nuk guxon as te nderprese pagesat ne nje afere kaq te lexueshme për cilindo qytetar, votues e taksapagues te ketij vendi. Nje kontrate e fituar ne rruge korruptive apo e dyshuar si e tille, mund te kontestohet ligjerisht dhe askush nuk do ta penalizonte shtetin shqiptar nese vepron ne mbrojtje te interesave publike.

Pertej pritshmerive te medha te opinionit publik për rezultate nga SPAK, mendoj se te gjithe duhet te kontribuojme ne mbeshtetjen e ketij institucioni, duke e konsideruar kete mbeshtetje si ndertim i urave midis shtetit dhe qytetarit, për nje Shqiperi me te jetueshme.