VIDEO/ Vlorë: Rastësi? Digjet fusha e mbetjeve urbane një ditë pasi Kryemadhi denoncoi aferën

270
Sigal

Fusha e mbetjeve urbanë në lagjen Kushtrim të Vlorës, u përfshi nga zjarri këtë të mërkurë. Dyshimet janë se zjarri është shkaktuar qëlimisht, ndërkohë që smogu ka shkaktuar ndotje të madhe. Zjarri në fushën e mbetjeve, vjen një ditë pasi kryetarj e LSI, Monika Kryemadhi denoncoi se Klodian Zoto ka përfituar gati 10 milionë euro për ndërtimin e landfillit të Sherishtës.

Fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane në Vlorë, u përfshi nga zjarri këtë të mërkurë.

Dyshimet janë se zjarri është shkaktuar qëllimisht. Pas rënies së flakëve, në fushën e mbetjeve kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për shuarjen e zjarrit.

Ashtu siç ka ndodhur dhe më parë në bashki të tjera të vendit, që pasi u kanë vënë zjarrin mbetjeve kanë lidhur kontrata me inceneratorët, edhe në Vlorë duket se ka ndodhur e njëjta gjë.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shkoi në fushën mbetjeve ku deklaroi se zjarri është i qëllimshmë.

Për shkak të djegies së plehrave, një pjesë e lagjes Kushtrim në Vlorë, ëshë zgjuar mes smogut dhe ndotjes.

Ndërkohë, rastësi apo e qëllimshme, por zjarri në fushën e mbetjeve ndizet vetëm një ditë pasi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se Klodian Zoto ka përfituar më shumë se 9 milion euro për ndërtimin e landfillit të sherishtës.

Ky i fundit, ndonëse është ndërtuar më herët, ende nuk është bërë funksional për hedhjen e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.