ISP: Provokim i panevojshëm dhe shembull tipik abuzimi në prag të fushatës elektorale. Të nisin hetimet

282
Sigal

Instituti i Studimeve Politike, ka regaur pas incidentit që ndodhi në zyrat e FRD, ku pati dhe përplasje. ISP, e ka cilësuar si një provokim të panevojshëm nga Bashkia Tiranë, dhe një shembull tipik abuzimi në prag të fushatës elektorale. ISP, thotë se ngjarja e djeshme duhet të hetohet nga organet e zbatimit të ligjit, duke shtuar se Ligji mbi partitë politike u jep partive të drejten të kenë seli shtetërore, nëse marrin mandat deputeti apo 1% të votave kombëtare.  Reagimi i ISP: Incident e provokim i panevojshëm nga Bashkia Tiranë, i evitueshëm dhe një shembull tipik i abuzimit në emër në prag të fushatës elektorale. Është një rast i rëndë në aspektin e klimës zgjedhore, për shkak se opozita politike dhe Presidenti i Republikës u përfshi në të, ashtu si edhe Policia Bashkiake dhe vetë Bashkia. Për këtë arsye meriton hetim nga organet e zbatimit të ligjit. Ligji mbi partitë politike u jep partive të drejtën të ketë seli shtetërore nëse marrin mandat deputeti apo 1% të votave kombëtare në tri zgjedhje parlamentare. FRD është krijuar me 2013, dhe ka marreë pjesë në dy zgjedhje parlamentare, ku ka fituar mesatarisht 1,01% të votave, pra është korrekt me kërkesën e ligjit. Nëse të dhënat krahasohen ne 4 procese (dy parlamentare dhe dy lokale), përqindja mesatare është 1.26%, pra edhe në këtë rast, mbi 1% që kërkon ligji. Edhe nëse llogariten 3 zgjedhjet e fundit, 2015, 2017, 2019, përseri mesatarja shkon 1.12%, pra brenda përcaktimeve ligjore. Këto të dhëna i ka bashkia dhe gjenden në faqen zyrtare të KQZ, pra janë lehtësisht të evitueshme.