Prof.Dr. Elmaz Sherifi: Pse Rama është humbës ?

269
Sigal

 

Rama e ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor që të mos kishte koalicione  politike parazgjedhore nga frika e humbjes së zgjdhjeve parlamentare. Në këto zgjedhje do të ketë një “shkrirje” të partive që u futen në koalicion me PD-në, dhe “shkrirje” e bashkëpunim të LSI me partitë e koalicionit që drejtohet nga PD, në tre qarqe. PD dhe LSI kanë bërë edhe marrëveshje politike publike parazgjedhore, për të bashkëqeverisur pas zgjedhjeve. Koalicioni është deklaruar e nënshkruar publikisht. Ka edhe një koalicion të fshehtë e të padeklaruar të “Rilindjes” me opozitën e opozitës. Ky koalicion u ngjis me deputetët e listës të PD dhe LSI në parlament, të cilët pretendonin se ishin përfaqësuesit realë të partive, që u larguan nga parlamenti, por i shërbyen Ramës, që të miratonte dhjetra ligje antikushtetuese, ndryshuan Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor dhe si shpërblim për ta Rama uli pragun e futjes në parlament, që disa deputetë të krijonin parti. Disa deputetë të tjerë të opozitës së opozitës   Rama i ka futur në listat e deputetëve të “Rilindjes”. Besoj se tani shqiptarët e kanë kuptuar, se çfarë përfaqësojnë e kë përfaqësojnë “deputetët listarë”. Kjo formulë u përzgjodh nga Rama për të përçare zgjedhësit opozitarë. Por mendoj, se amoraliteti politik i Ramës me “koalicionet e fshehta”, do të sjellë rezultatin e padëshiruar prej tij dhe do ta kompaktësojë elektoratin opozitar. Koalicioni i deklaruar opozitar është fitues i zgjedhjeve parlamentare, me logjikën matematike dhe atë politike. Opozita rezultatin më të dobët e pati në 2017, kur ishte e ndarë e përçarë dhe u përfshi në garën elektorale, kur po mbaronte fushata zgjedhore. Në këto zgjedhje janë ofruar në koalicionin opozitar edhe disa parti që më 2017 ishin në koalicion me Ramën. Me votat e partive, që janë në koalicionin opozitar, Rama del humbës, pasi votat e fituara në 2017 janë më shumë se ato që fitoi Rama. Bashkimi politik e qytetar kundër “Rilindjes” do të jetë i fuqishëm, sepse edhe mosbesimi i atyre që votuan Ramën në 2017  është rritur.

Pse Rama është humbës?

Sepse nga frika e humbjes Rama ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor dhe hoqi edhe koalicionet para zgjedhore. Emisarët mediatikë të paguar, edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes politike të opozitës, deklarojnë në çdo media, se pas zgjedhjeve, Rama e Basha do të bashkeqeverisin! Pra pa e kuptuar deklarojnë se Rama nuk i fiton zgjedhjet e do aleatë. Po të njëjtët  ama-listë artikulojnë me zë të dridhur, ,se LSI e Monika nuk u “shkrinë” te koalicioni opozitar, sepse, sipas tyre, pas zgjedhjeve LSI  do të bashkeqeverisë me Ramën! Kjo tregon se sa janë friksuar nga koalicioni i gjerë opozitar. Duke mosbesuar në fitoren që propagandon Ramai mjaftë  deputetë socialiste, nuk pranuan të jenë në listat e kandidatëve për deputetë, pasi ndihen të diskriminuar nga Rama  dhe po largohen me “dëshirë”! Edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, nuk pranoi të kandidonte, sepse e di që Rama është humbës.  Kurajua e tij e ka tmerruar Ramën dhe nga  dëshpërimi e shpalli Lelin ‘armik të partisë”. Humbjen e ndjen edhe vetë Rama, prandaj të gjithë ata socialist, që e kanë adhuruar e mbështetur e mund t’i kërkojnë dorëheqjen si kryetar partie, nuk i vendosi në listën preferenciale,  për të humbur. Sa i besueshëm është parashikimi ? Duroni, erdhi 25 prilli!