Fronti Majtë: Të shpëtojmë Atdheun dhe Kombin nga fara e fashizmit në Rilindje

278
Sigal

Reagon kreu i Frontit të Majtë të Shqipërisë Marko Dajti: Kryefashistit Rama mbase duhet t’i përgjigjemi me “njësitët guerrile” për të shpëtuar Kombin. Rilindja e ka kuptuar se populli e ka braktisur dhe si bishë e plagosur po dhunon institucionet e demokracisë. E majta tradicionale mbështet Presidentin Ilir Meta si simbol i Unitetit Kombëtar dhe paralajmëron se do ta mbrojnë vatanin me çdo çmim

 

Kryefashistit Edi Rama mbase duhet t’i përgjigjemi me “Njësitet guerile” për të shpëtuar Atdheun

Marko Dajti, kryetari i Frontit të Majtë, vazhduese e Partisë së Punës së Shqipërisë, një nga partitë postkomuniste me numrin më të madh të komunistërve të reformuar, e cilësoi “akt fashizëm” dhunën e ushtruar nga policia bashkiake kundër drejtuesve të FRD dhe Presidentit të Republikës, në zyrat e FRD. Madje, Marko Dajti në një prononcim për gazetën “Telegraf” tha se Kryefashistit Edi Rama mbase duhet t’i përgjigjemi me “Njësitet guerile” për të shpëtuar Atdheun.

Marko Dajti: Fara e fashizmit në Rilindje

E pabesushme  kjo që ndodhi dje në zyrat e FRD-së, me sa duket bisha e plagosur fashiste  e Rilindjes, e ndjen që populli e ka braktisur  dhe është tërbuar, për këtë arsye është e nevojshme të hidhen në aksion të rinjtë e  njësiteve  guerilase,  për të shpëtuar atdheun.

Edhe komunistët shqiptarë u indinjuan nga kjo ngjarje e rëndë, ku fara e fashizmit në Rilindjen Socialiste me në krye kryefashistin Edi Rama guxoi dhe dhunoi në mënyrën më barbare institucionin e Demokracisë, selinë e një partie politike.  Ky akt i rëndë, që vetëm në regjimet fashiste ndodh, është një paralajmërim i korbshëm, se fara e fashizmit në Rilindje, do të dhunojë edhe institucione të tjera të demokracisë në Shqipëri. Presidenti i Republikës është Uniteti i popullit dhe nuk mund të ketë asnjë shkak, asnjë arsye, asnjë justifikim, që disa banditë të fashizmit të Rilindjes Socialiste të dhunojnë Presidentin e Republikës, sepse simbolikisht,  me aktin e tyre barbar, ata banditë të Rilindjes dhunuan vetë Demokracinë shqiptare. Mbase, ka ardhur koha, që këtë farë të fashizmit në Rilindjen Socialiste, me në krye kryefashizmin Edi Rama, duke tta përballojmë me “Njesitet Guerile”, për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri.