34 mijë shqiptarë të papunë, qeveria u rrit pagat në ministri

344
Sigal

Kriza pandemike nxori të papunë 43, 00 persona në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Sipas INSTAT, në fundit të vitit kishte gjithsej 1.23 milionë të punësuar në vend, nga 1.27 mln në fund të 2019-s.

Sipas raportimeve të INSTAT, në fund të vitit 2020 në sektorin publik kishte 182 mijë të punësuar, gati 8 mijë më shumë se sa një vit më parë. Qeveria aktuale ka shtuar mbi 20 mijë të punësuar në sektorin publik përgjatë tetë viteve të fundit, në një kohë kur popullsia rezidente ka rënë.Të dhënat e INSTAT nga Anketa e Forcave të Punës tregojnë se numri i të punësuarve ra ndjeshëm në 6 muajt e parë të vitit (me rreth 50 mijë persona), teksa karantina bllokoi aktivitetin ekonomik për gati tre muaj. Në tremujorin e tretë, pas hapjes së vendit dhe aktivitetit të turizmit, punësimi u përmirësua ndjeshëm dhe mbi 30 mijë persona u rikthyen në punë.

Efektet pozitive të turizmit në tremujorin e tretë u shuan në 3-muajt e fundit të vitit.Si rrjedhojë, tremujori i katërt ka sjellë sërish një ulje të ndjeshme të numrit të të punësuarve në vend (-21 mijë në krahasim me tremujorin e tretë), duke bërë që viti më i vështirë që nga 1997-a të mbyllet me rreth 43 mijë të punësuar më pak.Në tremujorin e katërt 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,2 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të punësuarve gjithsej u ul me 3,4 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, ky tregues u ul me 2,2 %, raportoi INSTAT.Përkeqësimi i treguesve të punësimit në tremujorin e katërt erdhi pavarësisht gjallërimit të konsumit në këtë periudhë, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.

Rritet papunësia për të rinjtë

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 21,7 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e katërt të vitit 2020 është 0,3 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 1,0 pikë përqindje.Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9,2 %. Në terma vjetorë ky tregues është rritur me 0,9 pikë përqindje sipas monitor. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u rrit me 0,2 pikë përqindje.