Covid-19 në Shqipëri, rikthehen humbjet e jetëve/ Rriten rastet e reja

336
Sigal

Një pacient ka humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ndërkohë që janë evidentuar 149 raste të reja, 17 më shumë se një ditë më parë, nga 3753 testime të kryera.

Në shifrat e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 27 pacientë, ndërkohë që numri i të shtruarve në Infektiv, ka shkuar në 27 persona. Pacientja që ka humbur jetën është një qytetare 76 vjeçare nga Tirana.

Rastet e reja shpërndahen: 57 në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlorë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, nga të cilët 288 në Tiranë. Pas Tiranës, renditet Shkodra me 100 raste aktive dhe më pas Elbasani me 80 raste aktive.

Statistika (06 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         149
Të shëruar në 24 orë       27
Të shtruar në spitale       27
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 3,753

Testime totale             922,100
Raste pozitive             133,591
Raste të shëruara       130,370
Raste Aktive                      763
Humbje jete                    2,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             288
Shkodër          110
Elbasan           80
Vlorë               69
Fier                  47
Berat               46
Lezhë              40
Durrës             30
Kukës              20
Korçë               15
Gjirokastër        15
Dibër                 3