Merr flakë makina te Liqeni Artificial, shoferja ikën me vrap

73
Sigal

Si pasojë e një defekti ka marrë flakë një makinë te Liqeni Artificial në kryeqytet.

Mësohet se mjeti ishte në lëvizje kur ka marrë flakë, teksa drejtuesja me iniciale B. M ka dalë me shpejtësi, duke shpëtuar pa pasoja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.