Shkaku i çuditshëm/ Bie zjarr në kabinën elektrike, lagjja mbetet pa energji

59
Sigal

Një kabinë elektrike në lagjen “Uznovë” është përfshirë nga flakët këtë të enjte, duke sjellë ndërprerjen e energjisë për një orë në zonë.

Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë një defekt në kabinën elektrike të kësaj lagjeje.

Kanë qenë disa fole dallëndyshesh që kanë shkaktuar masë në telat e tensionit të lartë brenda në kabinë.

Tymi i shkaktuar nga masa elektrike është pikasur nga banorët e zonës, që kanë dalë jashtë banesave për shkak të ndërprerjes së energjisë.

Pas njoftimit të banorëve,në zonë kanë shkuar ekipet e Repartit Zjarrfikës, që kanë lokalizuar tymin e flakët, duke mundësuar edhe lokalizimin e menjëhershëm të tyre.

Pas lokalizimit të flakëve, elektricistët po punojnë për riparimin e kabujve të djegur dhe kthimin e energjisë elektrike në këtë lagje.