Ilir Beqaj nën ethet e prangave për çështjen e sterilizimit. GJKKO urdhër për hetim pasuror për ish-Ministrin e Shëndetësisë

52
Sigal

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK që të kryejë hetim pasuror ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Referuar vendimit për dosjen e sterilizimit gjykata kërkon të bëhet hetim pasuror ndaj Beqaj për të kuptuar se pse ka ndikuar dhe favorizuar që kompania “Sani Service” të fitojë koncensionin e sterilizimit. “E gjithë veprimtaria e paramenduar kriminale e planifikuar në detaje nga personat nën hetim, është bërë thjesht për shkak të marrëdhënieve të ngushta shoqërore të personit nën hetim Ilir Rapaj me personin në hetim Klodian Rjepaj, si dhe për shkak të njohjeve personale të këtij shtetasi dhe shtetasit italian Umbro Staçini me ish Ministrin e Shëndetësisë z.llir Beqaj apo është rrjedhojë e përfitimit të parregullt, që rrjedh nga korrupsioni i zyrtarëve që kanë marrë pjesë në këtë procedurë. Për këtë nevojitet një hetim pasuror”,- thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme. Në vendim e firmosur nga gjyqtari Erion Bani kërkohet që SPAK të marrë nën hetim ish-ministrin Beqaj dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gentian Këri, Spiro Kuro, Leonard Grashi dhe Hektor Balluku për shpërdorim detyre. Ndërkohë burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije që po hetohet në procedim tjetër jo vetëm ish-ministri shëndetësisë Beqaj, por edhe ai i financave Shkëlqim Cani. Kryeministri mblodhi dje Asamblenë e PS, ku i lëshoi të gjithë ata që kanë mbushur xhepat. Rama, deklaroi se nuk mbron asnjë që mendon se mund të përdoret flamuri i PS si letër higjienike për të fshirë korrupsionin.