Përmes një denoncimi Partia Demokratike tha të hënën se kompania e inceneratorëve, ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 prill 2018 deri në 23 gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard lekësh. Këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse. Në denocimin e publikuar në faqen Denoncime Publike PD thuhet: “Integrated Energy, kompania famëkeqe e inceneratorëve, ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 prill 2018 deri në 23 gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard lekësh. Këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse. Konkretisht pagatorët e Klodian Zotos janë:
Bashkia Tiranë -151 transaksione, Bashkia Durrës – 21 transaksione, Bashkia Vorë – 14 transaksione, Bashkia Kavajë – 23 transaksione, Ministria e Kulturës – 13 transaksione, Gjykata e lartë – 4 transaksione, INUK – 1 transaksion, Aparati i Drejtorisë së Policisë së Shtetit – 1 transaksion, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve – 1 transaksion, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar – 2 transaksione, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit – 5 transaksione, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave – 1 transaksion, Aparati Qendror INSTAT – 1 transaksion, Spitali Distrofik – 2 transaksione, Qendra e Formimit Profesional Nr.1 Tiranë – 2 transaksione
Kompania e Zotos është gjithashtu pjesë në tenderin e 2020 për ndërtimin e landfillit të Vlorës, me vlerë 9.8 milion euro i financuar me ndërmjetësimin e Agjencisë Gjermane për Zhvillim. Ky projekt ka mbetur pezull pasi kompania e Klodian Zotos Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të SPAK. Kur dëgjoni emrin e Klodian Zotos që përsëritet…
Klodian Zoto në Inceneratorin e Tiranës, Klodian Zoto në Inceneratorin e Elbasanit, Klodian Zoto në Inceneratorin e Fierit, Klodian Zoto në landfillin e Vlorës, Klodian Zoto në Bashkinë Durrës, Klodian Zoto në Bashkinë Vorë, Klodian Zoto në Bashkinë Kavajë, në INUK, Gjykatë të lartë, Tatime, Spitale etj… Pyeteni veten: Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që vetëm njeriu më i fuqishëm, që ka pushtet mbi ҫdo institucion të këtij vendi, mund të “bekojë” shtrirjen e këtij shërbimi në të gjitha qytetet, institucionet, përfshirë këtu dhe ato të drejtësisë. Ky njeri quhet Edi Rama. Paratë e vjedhura kërkojani atij. Klodian Zoto është vetëm një pupac me rrogë të lartë.” – thuhet në denoncimin e Partisë Demokratike.

Plehrat “pushtojnë” ambientin përballë shkollës Mëzezë-Fushë, nuk pastrohen prej 15 ditësh
Në kazanët e plehrave nuk ka vend, dhe mbeturinat kanë pushtuar rrugën. Kjo është situata në të cilën ndodhet ambienti përballë shkollës në Mëzezë-Fushë, Tiranë. Rastin e ka denoncuar një qytetar, i cili ka dërguar edhe pamje në redaksi, ku shihet se situata është kaotike, pasi plehrat janë lënë pa pastruar prej ditësh.
Sipas denoncuesit, banor në këtë zonë. koshat e plehrave janë lënë pa pastruar prej 15 ditësh duke ndotur ambientin përballë shkollës. Për banorët situata në fjalë është shqetësuese pasi rrezikon përhapjen e ndonjë sëmundjeje për shkak të papastërtisë.





















