“Ikën Gjiknuri, vjen Ahmetaj”

267
Sigal

 Ergys Alushi: Çfarë do të bëhet me tufën e drejtorëve për të cilët foli Rama në Asamble. Të gëzuarit e mëdhenj të ndryshimit të të deleguarit janë një tufë drejtorësh këtu në Vlorë, që ngryseshin dhe gdhiheshin nëpër kafenetë me ëndrrën e madhe të largimit të Gjiknurit.

Të gëzuarit e mëdhenj të ndryshimit të të deleguarit janë një tufë drejtorësh këtu në Vlorë, që ngryseshin dhe gdhiheshin nëpër kafenetë me ëndrrën e madhe të largimit të Gjiknurit. Në fakt, tufa e drejtorëve të gëzuar janë pikërisht ata për të cilët foli sot Rama në Ansamble, ku ndër të tjera tha se “Në vend të asaj parisë në film (Koncert në vitin 1936), kemi një trupë drejtorash dhe shefash që rrethojnë deputetin sapo ju shfaqet në territor dhe të gjithë bashkë pastaj rrethojnë kryetarin partisë” Këta janë drejtorët që deri dje rrethonin Damianin dhe që nga sot kanë nisur lëvizjet për të rrethuar Arbenin. Pa do fillojnë nga e para qokat, drekat e darkat, krushqitë e miqësitë, spiunllëqet për të treguar besnikëri, përulësitë e servilizmat e plot izma të tjera, që përsëriten sa herë në territor vjen një i deleguar i ri. Me shpresën se do të vazhdojnë, jo të drejtojnë, por të sundojnë, me arrogancën dhe paaftësinë e deritanishme, të fshehur pas alibisë se kanë vota dhe kontribute në fushata e në parti. Por, që në fakt vazhdojnë të sundojnë e jo të drejtojnë, duke rrethuar deputetë, të deleguar, kryetar partie e deri ministra nga kanë varësinë. Koha e këtyre sunduesve lokal, që i kanë kthyer zyrat e shtetit në çifligje, që kanë abuzuar dhe me tendera dhe emërime duhet të ketë një fund, sepse janë kthyer në një gangrenë për shërbimin ndaj qytetarëve dhe shëmbëlltyra më e keqe e shtetit. Rama i thotë bukur dhe hapur shumë gjëra atje lart në tribunë, por është koha që fjalët të kthehen në vepra dhe Vlora është rasti më i mirë për ta bërë këtë