Analizë nga Asije Hoxha: Dje Ministria e Arsimit dhe Kulturës, sot Ministria “fantazmë” e Kulturës, Artit dhe Monumenteve të zhdukura

345
Sigal

Do të kemi përsëri Ministri Kulture??!!

Krahasim paralel: Dje Ministria e Arsimit dhe Kulturës, sot Ministria  “ fantazmë” e Kulturës

INFO

Numërohen mbi 30 monumente: 9 të shembura, 20 godina të braktisura  me status dhe kjo Ministri që i ka në vartësi nuk mban asnjë përgjegjësi!

Duke shfletuar faqen e Ministrisë së Kulturës (2021) lexojmë drejtoritë që funksionojnë në këtë Ministri:

  1. Drejtoria e përgjithshme e politikave dhe zhvillimit të kulturës-Gj.N.
  2. Drejtoria e politikave dhe strategjive të zhvillimit të kulturës-H.R.
  3. Drejtoria e programeve dhe zhvillimit të kulturës –K.A.
  4. Drejtoria e konceptimit dhe fizibilitetit të projekteve të kulturës-A.A.
  5. Drejtoria e përgjithshme rregullatore dhe përputhshmërisë për kulturën-
  6. Drejtoria e programimit, standardizimit dhe harmonizimit të kuadrit rregullator

-E.D.

  1. Drejtoria e integrimit, kordinimit, marrëveshjeve dhe asistencës- A.M.
  2. Drejtoria e së drejtës së autorit-B.A.
  3. Drejtoria e përgjithshme ekonomike dhe shërbimeve mbështetëse-A.G.
  4.  Drejtoria e buxhetit dhe menaxhimit financiar- Sh.SH.
  5. Drejtoria e konçensioneve, prokurimeve dhe partneriteteve- E.K.
  6. Drejtoria e mirëadministrimit të burimeve njerëzore, aseteve dhe shërbimeve-O.C.

 

Ministria e Kulturës me këtë emërtim është organ qendror shtetëror, i cili do të drejtojë veprimtarinë në fushën e kulturës. Kultura është fjalë që në leksikografinë gjuhësore përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi, në shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore të popullit.

Po cilat janë fushat e kulturës që do të merret çdo drejtori e Ministrisë të Kulturës?

Duke rilexuar emërtimet e drejtorive, shkëputim ng tri drejtori një togfjalësh, që shpreh aktivitetin kyç në funksionimin e saj: “ politikave dhe zhvillimit të kulturës”, “strategjive të zhvillimit të kulturës”, “ programeve dhe zhvillimit të kulturës”.

Menjëherë të lind pyetja:- Pse përmbajtja e emërtimeve është e pakuptueshme? Për kë politikë, strategji, program të zhvillimit të kulturës , mbasi kultura përmban një gamë të gjerë fushash!! ??

Po emërtimet e tjera të drejtorive janë me përmbajtje konkrete të fushës së kulturës dhe arteve??  Shembull më të saktë të moskuptimit në mosfunksionimin e kësaj ministrie e shpreh emërtimi i drejtorisë 4! “ Drejtoria e konceptimit dhe fizibilitetit të projekteve të kulturës”. Sa abstrakte aq edhe e pakuptueshme!

 Hapim fjalorin e gjuhës shqipe:

Konceptim:-formoj një koncept për sende a dukuri

Fizibilitet:-  vjen nga fusha e menaxhimit të projekteve dhe nënkupton kontrollimin e zbatueshmërisë të projekteve…

 

Në këto emërtime nuk ka asnjë marrje me mend se me çfarë detyre funksionojnë këto drejtori!

Edhe drejtoritë 5-6, duke u nisur nga emërtimet, nuk kanë asnjë fjalë dhe jo më togfjalësh që të kuptosh fushën e kulturës ose të artit me të cilën merret! Mund ta deshifrojë dikush “Drejtoria e përgjithshme rregullatore dhe përputhshmërisë për kulturën”? Asnjë fjalë konkrete për të aluduar se me çfarë merren specialistë të fushës gjatë orarit zyrtar në këtë drejtori! Përputhshmëri për kulturën që ke marrë gjatë jetës është edhe kur ha bukë me mënyrën si përtypesh: si e mban lugën apo pirunin! Drejtoritë janë edhe një dëshmi konkrete, që Ministria e Kulturës riformatuar si institucion më vete që në fillim të Demokracisë veç rolit negativ në frenimin e kulturës dhe arteve nuk ka kryer asnjë funksion tjetër. Kur nuk kupton emërtimin e drejtorive, do të kuptosh përmbajtjen metaforike të saj?” Konkretisht mbetesh e hutuar dhe mendon se pse të gjashtë drejtoritë emërtohen me termin e përgjithshëm “Kulturë”pra: sipas emërtimeve nxjerr konkluzionin, që secila kryen të njëjtat funksione për muzikën, kinematografinë, librin, artet pamore, monumentet e kulturës etj.!

Nga viti 1954 deri në ndryshimin e sistemit 1991 emërtohej  “ Ministria e Arsimit dhe Kulturës”.

INFO

Drejtoritë janë edhe një dëshmi konkrete, që Ministria e Kulturës riformatuar si institucion më vete që në fillim të Demokracisë veç rolit negativ në frenimin e kulturës dhe arteve nuk ka kryer asnjë funksion tjetër.

Rikthehemi në kohë

 

Në vitet 1970 Ministria e Arsimit dhe Kulturës në organikën e saj përbëhej :- Sektori i Arsimit- me afërsisht 50 punonjës;-Sektori Komiteti i Kulturës dhe Arteve me 20 punonjës; Sektori Komiteti i Sporteve me 16 punonjës; “Gazeta Mësuesi” dhe “ Gazeta Sporti popullor”. Administrata ekonomike, e kuadrit, e planifikimit, e organizimit të mjeteve të qarkullimit, daktilografisë etj ishte e përbashkët.

Krahasim paralel:

Komiteti i Kulturës dhe Arteve kishte në organikë 20 punonjës dhe përbëhej: -Seksioni i Librit ( 2 punonjës) / Seksioni i muzikës ( 3 punonjës) / Seksioni i teatrit dhe estradës (2 punonjës) / Seksioni i arteve figurative (2 punonjës) / Seksioni i kulturës masive (5 punonjës / Seksioni i kinematografisë (1 punonjës) / Seksioni i muzeumeve dhe monumenteve të kulturës (2 punonjës) / shofer (1 punonjës) /. Kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve me funksion zëvendës ministër dhe dy nënkryetarë me funksion të drejtorit të përgjithshëm.

Në çdo seksion punonin specialistë të afirmuar dhe me kontribute në fushën që drejtonin si: Mustafa Krantja, Esat Oktrova, Kujtim Buza, Miho Gjini, Faire Tabaku, Jorgji Gjikopulli, Kastriot Zoraqi, Niko Koleka, Ruzhdi Mata etj.

E di Kryeministri, që daja i tij, Niko Koleka, shef i seksionit të kinematografisë mbulonte i vetëm aktivitetin dhe zhvillimin e kinematografisë shqiptare? Ndiqte në mënyrë të planifikuar tërë veprimtarinë e Kinostudios, ( plani ishte 12 filma dhe dokumentarë në vit). Për probleme që kërkonin diskutim dhe dakortësi të specialistëve organizonte platformën për mbledhjen e Kolegjumit për probleme të kinematografisë . kryente shërbime në çdo rreth për të dhënë orientime dhe lënë detyra edhe për vajtjen e filmit në fshatin më të thellë. (në atë kohë çdo punonjës i Ministrisë duhej të shkonte minimalisht 2 javë shërbime jashtë Tiranenë muaj). Tregonte se në një shërbim në një zonë të thellë tëMirditës uleshin fshatarët dhe shikonin filmin që xhironte operatori i Kinostudios. Nuk shkuleshin fshatarët pa u përsëritur dy tri herë filmi, sepse shikonin për herë të parë një film improvizuar mbi një pëlhurë!!

Sipas statistikave të vitit 1938 ishin vetëm 17 kinema, kurse sipas statistikave të vitit 1968 rrjeti i kinemave ishte shtrirë jo vetëm në të gjitha qytetet e mëdha e të vogla, por edhe në shumë kooperativa bujqësore.

Komiteti i Kulturës dhe arteve organizonte dhe përgjigjej për të gjitha aktivitetet kulturore artistike që zhvilloheshin në shkallë kombëtare dhe, nuk ishin pak:

Jetonim mes varfërisë, por edhe mes këngës dhe artit.

Në intervistën e Kozma Dushit dhënë për gazetën TELEGRAF pyetjes: -Kush ishte e veçanta e muzikës së asaj kohe, apo e artit në përgjithësi?-i përgjigjet”

-“Po! Atë kohë në çdo festival apo në çdo aktivitet kombëtar, për këngët apo teatrot, apo për skeçet ngrihej një komision vlerësimi si nga ana artistike dhe ajo profesionale. Në atë sistem në radhë të parë shikohej teksti, pra poezia. Çdo poezi kalonte në një komision. Poezitë ishin të një niveli të lartë. Poezia të ëmbëlsonte, të hynte në shpirt, pasi i bënin profesionistë. Atë kohë nuk këndonte kush të donte dhe kush kishte lekë, por kush kishte talent. Nuk pinte ujë miku, paraja dhe çifliku, por zëri. Kishe zë, ngjitu në skenë, s’kishe zë këndo në shtëpi. Ky ishte dallimi”!

Po sot? Për Ministrinë e kulturës vetëm për disa aktivitete artistike dëgjojmë “Ndihmoi edhe Ministria e Kulturës ose Ministria e Kulturës u ka hequr statusin “ Monument Kulture shumë objekteve me vlerë historike kombëtarë, ose dha në përdorim ambiente brenda monumenteve të kulturës.

Prof Dr. Neritan Ceka, (gazeta Telegraf) ngre një alarm dhe me të drejtë, kur thotë se një nga zyrat e Ministrisë të Kulturës duke publikuar të dhënat për qytetin antik Amantia e cilëson qytet grek. Prof Ceka shkruan: Edhe Amantia e lashtë na doli greke ?!!! Mendova se një faqe e tillë , ku qyteti ilir Amantia cilësohet si polis grek, ishte hedhur në internet nga vorioepirotët, por rezulton se i përket një zyre vartëse të Ministrisë së Kulturës, e njëjta që publikoi thënien e Sgarbit për “theatrin grek” të Bylisit. O tempora, o mores!”

Ministria e Kulturës i ka lënë Parqet arkeologjike Bylis, Amantia dhe Orikum pa ndriçim dhe nuk janë të mbuluara me ruajtje fizike… Sa i takon parkut të Butrintit auditimi nënvizon se ka mungesë të ndjeshme vendesh parkimi për makinat dhe autobusët, me të cilat udhëtojnë vizitorët, radhë të gjata në biletari apo mungesë të kushteve…

Shohim Djegien e Sarajeve Toptanase me statusin e Klasit të Parë emërtuar si monument kulture  sepse e ka lënë pa roje. Sipas rrjeteve audiovizive numërohen mbi 30 monumente: 9 të shembura, 20 godina të braktisura  me status dhe kjo Ministri që i ka në vartësi nuk mban asnjë përgjegjësi!

 

Ministria e Kulturës i ka kthyer zyrat deri në njoftime, edhe për oraret e vizitave që duhet të bëhen gjatë sezonit turistik në institucionet e monumenteve të kulturës duke zëvendësuar guidat turistike që janë mjaft të përgatitura, për të pritur dhe shoqëruar turistët!

Info

Mund ta deshifrojë dikush “Drejtoria e përgjithshme rregullatore dhe përputhshmërisë për kulturën”? Asnjë fjalë konkrete për të aluduar se me çfarë merren specialistë të fushës gjatë orarit zyrtar në këtë drejtori!

 

Ministria e Kulturës është kthyer në Arshivë! Ka në vartësinë e saj:

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit / Ansambli Popullor /  Galeria Kombëtare e Arteve / Bibloteka Kombëtare / Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë / Cirku Kombëtar / Arkivi Qendror i Filmit Shtetëror / :Qendra Kombëtare e Kinematografisë / Muzeu Historik Kombëtar / Instituti Kombëtar i Trashëgimisië Kulturore” / Parku Kombëtar Butrint / Muzeu Kombëtar “Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik, Krujë /
Muzeu Kombëtar Ikonografik dhe Etnografik Berat  / Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar /

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” – Shkodër  /Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore / Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike (QKVF) / Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis / Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër /Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat / Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë / Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër.ODEA, Akademia e Artit dhe Trashëgimisë, Blvd. Bajram Curri, P. 298, Ap. 19, 1001Tiranë,ALBANIAnstagram

 

Shkëputim: “Biblioteka Kombëtare.

Kjo bibliotekë ka dy vjet që pothuajse nuk funksionon normalisht. Pra, nuk është në shërbim të lexuesit.

Dita e parë: Duhet të bësh vetëm një kërkesë për një libër.

Dita e dytë: Librin do ta marrësh dhe ta punosh në sallë pa të drejtë marjeje në shtëpi!

Shkon në bibliotekat e lagjevedhe ata kanë mbi tetë vjet që nuk janë furnizuar me libra. Punonjësit e bibliotekave shkojnë shtëpi më shtëpi botuese për të marrë dhurime! Çdo shkollë e arsimit parauniversitar ka bibliotekën e shkollës, e cila edhe ajo ka mbi 8 vjet pa u furnizuar me libra. Edhe librat e para 8 viteve ku shteti harxhoi miliona lekë bibliotekat e njësive bashkiake dhe shkollave u furnizuan me libra që pastruan magazinat e miqve…të profilit bujqësor ekonomik etj.

Mungon bashkëpunimi Ministria e Kulturës –Biblioteka Kombëtare- biblioteka e njësive bashkiake- Biblioteka e Shkollave. Shembull punonjësit e bibliotekave nuk bëjnë asnjë trajnim nga Ministria ose Biblioteka Kombëtare. Ata varen nga njësitë bashkiake që nuk kanë marrëveshje bashkëpunimi…

Të vetmen punë që ka bërë me pasion Ministria e Kulturës është firma për heqjen e objekteve të përcaktuara me vendime përkatëse si monument kulture me qëllim ndryshimin e këtyre objekteve.

Ministria e Kulturës ka firmosur ose ka heshtur para masakrës historike të shkatërrimit me vetëdije të objekteve monument kulture ose me vlerë kombëtare. Po përmendim vetëm qendrën e Tiranës

Duke filluar nga kodrat e liqenit u transformua “Stadiumi Qemal Stafa!”

U shkatërrua Piramida sa që njerëzit denonconin që pllakat e mermerit të sjellura nga jashtë po shiteshin në Vorë dhe asnjë nuk mori mundimin… Edhe sot e kësaj dite piramida ka mbetur e shkatërruar.Çdo vit dëgjojmë se do të fillojnë punimet për bibliotekë, pastaj për qendër rinoreetj.

Më kujtohet në një  intervistë akademiku i nderuar  Alfred Uçi u shpreh se e kam ëndër të ndërtohet një muze mbi artin popullor. Janë dhënë disa variante për Piramidën. A ka gjë më kombëtare sa të ndërtosh një muzeum të artit popullor mbarëkombëtar. A ka shtet në botë që me një populllsi kaq të vogël të ketë një veshje popullore kaq të magjishme, me të gjitha ngjyrat se po të themi të ylberit e zbeh larshmërinë e ngjyrave të natyrës. Kaq të shumta janë ato sa veshja popullore ndryshon jo vetëm nga një krahinë në një tjetër, por edhe nga fshati në fshat Të mbetet në kujtesë vallja e Osman Tagës, që kërkon para vdekjes të kërcejë vallen çame me veshjen popullore, fustanella tropojse, xhamadani vija vija kosovare etj. Numërimi do të ishte i pafund dhe këtë pafundësi e ringjall një muzeum!

Pa identitet historik

Me firmë të Ministrit të Kulturës u hoq si monument kulture “Hotel Dajti”.

Njohja eTiranës në botë është edhe rezultat i këtyre objekteve. Piramida, Hotel Dajti dhe Mali i Dajtit janë tri objekte që e identifikonin të huajt Tiranën.

Me firmë të Ministrit të Kulturës u hoq si monument kulture Teatri Popullor Kombëtar!

Pallati i pionierëve që kishte qenë rezidencë dhe pronë e shtetit u dha për kinema, klub dhe rezidencë banimi mbretërore.

Xhamija dhe sahati si identitet i Tiranës po rrethohet me gradaçiela duke humbur vlerën si identitet i kryeqytetit shqiptar.

Janë shkatërruar vlerave të mëdha materiale e shpirtërore, në emër të “shkatërrimit të komunizmit”

Si është sot Tirana ? Pa identitet historik! Pa aktivitete kulturore, pa kinema, pa shfaqje, pa koncerte, pa Teatër Kombëtar, pa Estradë, pa Cirk, me shkatërrim të Kinostudios  etj

Kujt i shërben Ministria e Kulturës

?!

Asije Hoxha

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

 

,

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Visar Zhiti ( shkrimtar i përndjekur dhe i dënuar në periudhën e regjimit komunist, shkruan në burg jo me laps, por me kujtesën e tij. Libri i tij i parë me poezi, “Kujtesa e ajrit” u botua në Tiranë në vitin 1993. Ky vëllim përmban 100 poezi të krijuara në burg në mes të viteve 1979 -1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në saj të kujtesës së tij. Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtra, të mbledhura në dy vëllime. Vëllimi poetik “Rrugët e ferrit : burgologji” u botua në Tiranë në vitin 2001.

U lind në Durrës, 2 dhjetor 1952. U rrit në Lushnjë, ku përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit. Përmbledhja me poezi, “Rapsodia e jetës së trëndafilave” dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor 1979 në Kukës dhe me një gjyq qesharak u dënua me 13- vjet burg. Kreu dënimin në burgun  famëkeq të  Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore. Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u “lejua” nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në 1992. U zgjodh deputet në parlamentin shqiptar. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika.

Ka botuar  vëllimet me poezi: “Kujtesa e ajrit”, “Koha e krisur”, “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, “Dyert e gjalla” , “Kohë e vrarë në sy”,Si shkohet në Kosovë” etj.