Vendimi për zgjedhjet e 30 qershorit/ Komisioni i Venecias njoftoi se vendimin për zgjedhjet moniste do ta japë në 16 tetor, ditën e lindjes së Enverit

304
Sigal

Fati i zgjedhjeve të 30 qershorit, Venecia jep opinionin final më 16 tetor

Fati  zgjedhjeve moniste të 30 Qershorit ende nuk ka marrë rrugën e tij përfundimtare. Komisioni Venecias lajmëron datën 16 Tetor, që për shqiptarët ka një domethënie që i përket tashmë periudhës së egër të komunizmit, është ditëlindja e diktatorit Enver Hoxha. A e dinin në Venecia, apo është thjesht rastësi? Komisioni i Venecias do të japë opinionin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 me 16 tetor të këtij viti. Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e gjykimit për padinë e kryebashkiakes Voltana Ademi për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të vitit 2019 dhe ju drejtua Komisionit të Venecias për marrjen e një opinioni. Dy vite më parë zgjedhjet lokale u mbajtën pavarësisht se opozita i bojkotoi.