Peleshi bën bilancin: Zjarret dogjën mbi tre mijë hektarë tokë

216
Sigal

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke u ndalur sërish në situatën alarmante të zjarreve në vend, që ishin evidente përgjatë muajve të verës, tha se duhet bërë një ristrukturim dhe një modernizim i Mbrojtjes Civile, në mënyrë që episode të tilla në të ardhmen të jenë më të pakta.

Peleshi theksoi se ndërhyrja e FA ishte e menjëhershme dhe falë tyre, 70 % e 3 mijë hektarëve tokë të djegur janë shkurre.

Ministri tha se duhet krijuar një mekanizëm që të bëhet ndërhyrja në kohë nëpërmjet çdo bashkie ku evidentohet zjarr, e jo në çdo rast të kërkohet ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas tij, vetëm kështu do të kemi një normalizim të situatës dhe më pak episode të ngjashme si ato të verës me zjarret në të ardhmen.